E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Kosoves: integrim gjitheshqiptar

Takimi i pare zyrtar ne Ministrine e Puneve te Jashtme shenoi fillimin e punes te Gazmend Pules, ambasadori i ri i Republikes se Kosoves ne Tirane.

I pritur me njefare urgjence, mes nje hapesire te vogel boshe ne axhenden e ministrit Lulzim Basha, pak perpara mbledhjes se qeverise, takimi vijoi me gjate se c'ishte parashikuar.

Duke falenderuar Shqiperine per lobimin ne njohjen e pavaresise se Kosoves, ambasadori Pula pohoi se perparesite e ambasades se Kosoves do te jene me shume se politike.

“Perparesi do te kete edhe ekonomia, arsimi dhe bashkepunimi akademik, sepse mendoj se integrimi i popullit shqiptar eshte i rendesishem”, ka pohuar diplomati.

Selia diplomatike e Kosoves do te kete fillimisht nje staf te vogel, por me vone do te zgjerohet si me personel ashtu dhe me aktivitetet e saj.

“Stafi qe ka filluar pune eshte i kufizuar, por me riorganzimin e Ministrise se Jashtme ne Prishtine, do te jete me i plote dhe madje do te kete edhe nje sherbim konsullor per t'u ardhur ne ndihme shtetasve te Kosoves ne problemet qe mund te kene ne Shqiperi”, ka shtuar ambasadori Pula.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Kosova ka nje perfaqesi diplomatike ne Tirane. Por sipas ambasadorit Pula, ndryshimi me perfaqesine diplomatike te qeverise Bukoshi ne vitet 90, qendron ne faktin se sot Kosova eshte nje shtet i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›