E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmon Ilir Meta Mazhoranca solide deri ne vitin 2013

05-10-2010 / Gazeta 55

Zevendeskryeministri Ilir Meta ka hedhur poshte zerat qe vijne nga opozita per zgjedhje te parakohshme. I pyetur per levizjet e fundit te 2 deputeteve Sterkaj e Tavo nga grupet e tyre parlamentare ministri i ri i ekonomise ka anashkaluar pergjigjen direkte nese jane duke negocuar per ti perfshire 2 deputetet ne grupin parlamentar te LSI duke riperseritur qendrimin e tij se kjo mazhorance do te vijoje te qeverise deri ne fund te mandatit te saj 4 vjecar.
Duke qene se kjo eshte nje ceshtje per LSI-ne ju mund ti drejtoheni sekretarit te pergjithshem te LSI-se Edi Rama. Cdo deputet eshte sovran per vendimet e tij per sot dhe per te ardhmen. Kjo eshte nje mazhorance e cila do te permbushe gjithnje e me mire me pergjegjesi gjithnje e me te madhe me transparence ne rritje te gjitha detyrimet qe ka marre ne programin e qeverise nje vit me pare deri ne 28 qershor te vitit 2013. Kjo eshte nje mazhorance qe qendron mbi bazen e nje marreveshjeje politike. Cilido qe ka pikepyetje per solidaritetin e saj askush nuk e ka penguar qe te beje verifikimin perkates. Por e theksoj edhe njehere tjeter qe kjo eshte nje mazhorance qe deri ne 28 qershor te vitit 2013 do te permbushe te gjitha detyrimet e saj dhe natyrisht pas 28 qershorit te vitit 2013 do tu mbetet shqiptareve per te percaktuar mazhorancen e ardhshme. Ata qe nuk kane durim deri ne vitin 2013 tregojne mungese profesionalizimi por edhe pergjegjesie ne sjelljen e tyre politike u shpreh Meta.
Deklaratat Meta i ka bere ne nje konference per shtyp se bashku me 3 zevendesministrat Bozdo Dervishi dhe Alibali ku ka prezantuar prioritetet e ministrise se ekonomise nen drejtimin e tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›