E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Prokuroria të hetojë tre ministrat

 

Partia Socialiste, përmes deputetit të saj Sajmir Tahiri, i kërkoi Prokurorisë që të veprojë për dosjet e tre ministrave të kabinetit Berisha. Tahiri iu referua konkretisht Lulzim Bashës, në cilësinë e ish-ministrit të Transporteve, kreut aktual të këtij dikasteri, Sokol Olldashit, të cilët i konsideroi si përgjegjës për shembjet në tunelin e Thirrës, si dhe Fatmir Mediut në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes në momentin kur ndodhi tragjedia e Gërdecit. Tahiri deklaroi se, tani është radha e Prokurorisë të shkojë në tunelin e Thirrës, të mbledhë faktet, të hetojë ngjarjen dhe të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit kryesorë. “Zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i të akuzuarve për korrupsionin e përhapur pasivisht, nuk mund t’i lihet në dorë Sali Berishës, njeriut të gjunjëzuar nga kapja korruptive e familjes e qeverisë”, tha Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›