E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vizitë në Panairin e Librit

 

Kryeministri Berisha vizitoi dje Panairin e Librit, që është hapur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. I shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Turizmit, Ferdinand Xhaferri, Kryeministri Berisha u ndal në stendat e shumë shtëpive botuese, duke i përgëzuar për punën e tyre, si dhe duke blerë një numër të madh librash. Duke përshëndetur protagonistët e panairit, Kryeministri Berisha tha se “letrat shqipe, vijnë në këtë eveniment të madh, do të thosha me një krenari të madhe, sepse këtë vit, letrat shqipe, me përfaqësuesin e tyre më të shquar, Ismail Kadarenë, morën nderimin më të madh në historinë e tyre. Princi i Kurorës së Spanjës i akordoi “Nobelin” e botës spanjolle, çmimin “Princi i Asturias” shkrimtarit tonë më të shquar të kohërave me motivacionin “Ismail Kadaresë, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kontinentit, të gjithë kohërave, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës së sotme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›