Procesverbal, datë 01.04.2010
//
Drejton mbledhjen:
Mark Marku ZËVENDËSKRYETAR I KOMISIONIT
Rendi i ditës:
- Miratimi i Projektrezolutës për Raportin e veprimtarisë njëvjeçare të KKRT-së për vitin 2009.
-Vazhdon diskutimi për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Genti Strazimiri, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergj Papa, Edi Paloka, Fatbardh Kadilli, Gerti Bogdani.
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
HAPET MBLEDHJA
MARK MARKU Fillimisht, në rendin e ditës kemi miratimin e Projektrezolutës për vlerësimin e raportit të veprimtarisë njëvjeçare të KKRT-së për vitin 2009.
FATBARDH KADILLI Te pika e parë e projektrezolutës që kemi përpara mund të thuhet edhe: hartimin ose mbylljen sa me shpejt ose marrjen e të gjitha masave për implementimin, për të siguruar brenda afateve kalimin nga analog në dixhital.
GENTI STRAZIMIRI Të shtohet që duhet të kërkojmë bashkëpunim me organet e tjera, si Drejtoria e Përmbarimit dhe ajo e Tatimeve, në mënyrë që të monitorohet veprimtaria e subjekteve që monitorohen nga KKRT-ja. Kjo do të kërkonte modifikimin e Projektrezolutës. Them që ta mbyllim me frazën: Kuvendi kërkon jo vetëm nga KKRT-ja por edhe nga Drejtoria e Përmbarimit dhe Tatimeve bashkëpunim në zbatimin më me efikasitet të ligjit..
DIANA SOLIS - Vendimet e ekzekutueshme janë vendimet e Drejtorisë së Përmbarimit dhe jo të Drejtorisë së Tatimeve.
GENTI STRAZIMIRI Unë mendoj që të jenë këto elemente, por për çështjet teknike, për formulimin, të merret stafi i Komisionit.
MARK MARKU- Formulimi të jetë në këtë variant: Kuvendi nxit bashkëpunimin e efektshëm të organeve të tjera të shtetit, si Drejtoria e Përmbarimit dhe ajo e Tatimeve, për të siguruar zbatimin e ligjit.
MARK MARKU Atëherë e miratojmë me sugjerimet e dhëna në Komision.
Kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës që është diskutimi i projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
DED KASNECI- E kemi lënë te neni 13, Përgjegjësia për adminstrimin dhe menaxhimin e burimeve, diskutimi për sekretarin e përgjithshëm, por përpara se të kalojmë te ky nen, kemi një rekomandim të KE-së për nenin 6, Lirimi nga detyra e një anëtari, kryetarit, zëvendëskryetarit të bëhet në rast falimentimi. Në legjislacionin shqiptar nuk ka një rast referimi që të krahasohet, prandaj mbështetemi te rekomandimet e KE-së.
GAZMEND BICI Kjo është e shprehur në ligj dhe mund të klasifikohet si e drejtë, referuar ligjit Për falimentimin.
MARK MARKU Biem dakort për këtë? Deputetët prezent në mbledhje shprehen dakort.
ADRIANA GJONAJ Mbase ky projektligj nuk duhet të merret fare me postin e sekretarit të përgjithshëm!
BLEDAR MILOTI Në nenin 8, te Kompetencat e Kryetarit të KKT-së, të shtohet që: në rast barazimi votash, Kryetarit i jepet një votë e dyfishtë.
MARK MARKU Jemi dakort të gjithë m ekëtë propozim? Dakort!
Te neni 13 mund të shkruhet: Sekretari i përgjithshëm përgjigjet për:.
DIANA SOLIS Do ishte llogjike nese nenet do ishin një pas një dhe kompetencat të ishin të qarta.
FATBARDH KADILLI Mendoj që raportimet të ndahen financiare veç dhe administrative veç. Në kompetencat e sekretarit të përgjithshëm mund të vendosen këto të fundit në një nen dhe heqim nenin 13.
DIANA SOLIS Nëse pas pikës 4 të nenit 10 vendosim një pas një pikat që janë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm, dhe më pas KKT-ja të përgjigjet para Kuvendit.
ADRIANA GJONAJ Nuk mund të flasim për kompetencat e KKT-së në një nen me sekretarin e përgjithshëm!
MARK MARKU Neni 13 bëhet neni 11, neni 13 bëhet 11, neni 11 bëhet 12 dhe 12 bëhet 13.
BLEDAR MILOTI Neni 14, Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave.
FATBARDH KADILLI Kam një rezervë për pikën b të nenit 14, sep duhet përcaktuar se cilët janë personat e lidhur, sepse kjo shprehet qartë te ligji Për konfliktin e interesave.
GENTI STRAZIMIRI - Neni 14, duhet parë konflikti që mund të lindë te pika a) dhe mund të ketë një mospërputhje me, e zëmë, ligjin Për statusin e deputetit .
DED KASNECI Llogjika e rekomandimeve është e drejtë, sepse ata duan një shkëputje totale nga politika e personave kandidatë për anëtarë të KKT-së.
GENTI STRAZIMIRI- Me duket shumë irracional si nen, sepse përjashton nga kandidimi persona që kanë qenë kandidatë për deputetë, prefektët, nënprefektët, kryetar apo nënkryetarë bashkie.
FATBARDH KADILLI Mund të shkruhet thjesht: personat që kanë pasur funksione politike.
GENTI STRAZIMIRI Në ligj mund të shkruhet parimi dhe jo funksionet politike.
DED KASNECI Por ka ndryshim midis funksioneve politike dhe rëndësisë që kanë këto të fundit.
GERTI BOGDANI Përderisa është kryetari i bashkisë, mund të jetë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak, meqë janë të zgjedhur.
MARK MARKU Të përfshihen të gjitha funksionet e larta politike në nenin 14.
DED KASNECI - Mos harrojmë që këto nene janë miratuar nga Komisioni i mëparshëm. Ne thjesht do e përmirësojmë sipas rekomandimeve.
MARK MARKU Atëherë neni 14, pika 1/ a, lihet për tu ridiskutuar.
BLEDAR MILOTI Neni 15 (lexohet neni për objektivat e veprimtarisë së KKT-së).
GENT STRAZIMIRI- Çfarë kanë dashur të thonë me këtë nen?
MARK MARKU Ky ka të bëjë me pluralizmin në media, p.sh., një person ose kompani nuk mund të ketë më shumë se një media ose më shumë se një gazetë.
DED KASNECI Ky nen është vënë për arsyen e shmangies së centralizimit të kontrollit mediatik.
DIANA SOLIS - Kjo përputhet edhe me parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve radiotelevizive.
FATMIR KADILLI A janë këto kritere në ligj ?
DIANA SOLIS- Jo, nuk janë.
MARK MARKU Kjo është tentuar të futet në ligj para dy vjetësh, por është hedhur poshtë.
DED KASNECI Këto mund të rregullohen te licenca për kriteret që duhet të plotësojë një operator që kërkon të marrë një licencë.
ADRIANA GJONAJ Mund të lihet garantimi i pluralizmit në media.
GERTI BOGDANI Neni 15, 2/c.
GENTI STRAZIMIRI- Si parim duket parim fisnik dhe nuk mendoj se është problem për tu sanksionuar.
FATBARDH KADILLI Te licencat duhet të ketë kufizim, duhet patur parasysh.
MARK MARKU Të mbetet siç është dhe kur të shkojmë te licencat duhet të fusim parimin e pluralizmit, ndërkohë miratohet neni 15.
MARK MARKU Te neni 22 të shtohet një pikë te pika 1, që thotë të gjitha burimet e ligjshme. Miratohet.
Do të vazhdojmë mbledhjen e ardhshme të mërkurën që vjen.
Mbledhja deklarohet e mbyllur
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } G