E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 25.03.2010

//

Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT

Rendi i ditës:
Diskutimi i projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Adriana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergji Papa, Edi Paloka, Gent Srazimiri, Fatbardh Kadilli, Astrit Bushati(zëvendësues).
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.

HAPET MBLEDHJA

MARK MARKU - Që në titull të krijohet përshtypja që bëhet fjalë për frekuencat, por ligji kërkon më tepër se kaq. Të gjithë ne duhet të vendosim etiketimet, parimet e pëgjithshme etj. Mungesa e parimeve të përgjithshme është një nga vërejtjet e Komisionit Europian.
GENT STRAZIMIRI - Vërejtjet që kanë bërë Komisioni Europian, Këshilli i Europës apo të gjithë faktorët që kanë ndërhyrë, është që të vendosim disa etiketime. Për ti vendosur këto, duhet të shikojmë të gjitha sugjerimet, se mund të na dalë diçka pa formë. Nuk mund të reflektojmë për ligjin, në qoftë se nuk jemi të qartë. Meraku im fillon që në momentin që kemi vendosur në titull transmetimet me zë dhe figurë dhe, më tej, në nenin 1, te Objekti, që rregullon veprimtarinë, pastaj te neni 2, Përkufizimet etj.
DED KASNECI - Sugjerimi juaj është i drejtë. Pas nenit 2 kalohet direkt te rregullimi i Këshillit Kombëtar të Transmetimeve. Problemi është se ky ligj është bërë më përpara.
DIANA SOLIS - Duhet të shtohet një nen. Duhet patur parasysh Konventa Europiane për Transmetimet. Këtu duhet të jenë disa nga parimet bazë që duhet të rregullojë ky ligj, ndaj duhet të jenë të përcaktuara. Kjo është dhe një ndër sugjerimet e mija, që është kapur si mangësi e këtij ligji. Rekomandimet e Këshillit të Europës e prekin tangentalisht këtë pjesë. Por unë mendoj që duhet të jetë e definuar në ligj.
GENT STRAZIMIRI - Në qoftë se ju e keni parë në këtë dimension, a mendoni që, duke u nisur nga rekomandimet që kemi marrë, kjo pjesë që na mungon në këtë projektligj, pra parimet, duhet të lihet e mangët?
DIANA SOLIS - Ne e kemi të drejtën që përveç rekomandimeve mund të bëjmë edhe shtesa.
GENT STRAZIMIRI Pra, është e drejta e komisionit ta bëjë këtë punë. Ka pika të tjera të dobëta, por ne duhet të përpiqemi ti sqarojmë parimet themelore, se mund të ketë dhe ndonjë shkelje. Pasi ta ketë mbaruar punën ky komision, projektligji do të kalojë dhe te Komisioni i Ligjeve. Unë nuk dua që të kalojnë gjëra të tjera si kjo.
DED KASNECI - Shqipëria do të vendosë kufizimet që parashikohen në ligj. Do të parashikojmë vetëm parimin e futjes së transmetimit. Modeli italian i ka parimet; pas nenit 2, fillojnë parimet.
MARK MARKU - Këtu nuk ka një kapitull të parimeve, por në thelb nenet i reflektojnë parimet. Problemi jonë është që ti artikulojmë ato.
DIANA SOLIS Janë parimet e teknikës legjislative, të cilave nuk duhet tiu shmangemi. Në këndvështrimin tim personal ka goxha vend për rregullim të këtij projektligji dhe kur të diskutohet në Komisionin e Ligjeve do të ketë shumë debat, sepse ka gjëra që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Duke qenë se ky është një projektligj që nuk ka filluar në këtë legjislaturë, por që është bërë legjislaturën e mëparshme, mendoj se do të ketë probleme.
MARK MARKU- Në përgjithësi projektligji i reflekton parimet.
FATBARDH KADILLI - Kush e ka shkruar teknikisht?
DIANA SOLIS - Ne e kemi gjetur në momentin e rekomandimeve. Ka një plan veprimi në lidhje me procedurat që do të ndiqen dhe tashmë kanë kaluar 6 faza. Ne jemi në fazën e rekomandimeve të Këshillit të Europës dhe të Komisionit Europian. Ne mund të bëjmë disa shtesa, por nuk mund ta ndryshojmë në thelb projektligjin.
MARK MARKU - Komisioni Europian ka organizuar një takim me Komisionin e Medias, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës, dhe është rënë dakord që të vazhdohet puna me këtë projektligj, në mënyrë që të mos fillojë procesi nga e para.
FATBARDH KADILLI - Këtu po thuhet që ka probleme. Në qoftë se kanë kaluar 6 faza, le të kalojnë dhe 6 të tjera!
MARK MARKU Ne nuk pretendojmë që të bëjmë një ligj të përsosur.
DED KASNECI - Unë mendoj që teknikisht nuk duhen shtuar shumë gjëra, kur ky projektligj ti çohet përsëri Këshillit të Europës. Atyre ti çohet ashtu siç kanë thënë në rekomandimet e tyre. Duke shtuar parimet, rreziku është që ata të merren me parimet.
FATBARDH KADILLI - Zonja thotë diçka që mua më shqetëson, që ligji ka probleme nga mënyra se si është ndërtuar. Në qoftë se problemet duhen ndrequr, atëherë ti ndreqim.
GENT STRAZIMIRI - Duhet punë nga ana e sintaksës juridike. Ndoshta këtu nuk mund të jetë puna përfundimtare, se në këtë aspekt do të shikohet kur të kalojë në Komisionin e Ligjeve.
MARK MARKU - Ne duhet të përmirësojmë gjithçka që është për tu përmirësuar.
MUHAMET BELA Deputetët Safet Sula dhe Alfred Dalipi janë marrë me këtë projektligj bashkë me specialistin jurist në legjislaturën e shkuar. Në aspektin e teknikës legjislative ju keni mendimin tuaj. Nga përvoja ime them që nuk ka asgjë të keqe për ta parë nen për nen.
MARK MARKU - Ne këtë fazë duhet ta kalojmë patjetër. Ajo çfarë bëjmë për përmirësimin e ligjit, është puna jonë.
GJERGJI PAPA Për nenin 2, Përkufizimet, ideja është që futen të tjera përkufizime.
DED KASNECI Po, edhe renditjen do ta bëjmë ndryshe.
MARK MARKU - Jeni dakort për këtë? Po. Një pikë e rëndësishme është pika 41 Ofrimi i një shërbimi transmetimi, është ofrimi i një materiali programor të strukturuar, me qëllim përhapjen, ritransmetimin ose shpërndarjen, si një shërbim transmetimi. Ka ndonjë vërejtje? Nuk ka logjikë. Mua më duket se nuk del qartë si koncept.
FATBARDH KADILLI - Më duket sikur është një listë e gjatë me përkufizime.
MARK MARKU - Kemi pikën 46 Shërbim transmetimi, është një shërbim i cili përfshin në tërësi programe programore të çdo lloji, të cilat përhapen, ridërgohen ose shpërndahen, drejtpërsëdrejti ose jo, me qëllim marrjen e tyre nga publiku i gjerë. Duhet të shtohet fjala ritransmetohen dhe të hiqet ridërgohen.
ADRIANA GJONAJ - Termi i saktë është ritransmetim.
MARK MARKU - Jeni dakort? Po.
Te neni 61/a: Vepra europiane janë veprat që e kanë origjinën: a) në një shtet anëtar të Bashkimit Europian, b) në shtete të cilat janë palë në Konventën Europiane dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në shkronjën c të kësaj pike, c) veprat e përmendura në shkronjat a dhe b të kësaj pike, që janë vepra të prodhuara kryesisht nga autorë dhe me punonjës që e kanë rezidencën e tyre në një nga shtetet anëtare të përmendura në shkronjën a dhe b të kësaj pike dhe që plotësojnë kushtet e mëposhtme:: dhe pastaj rreshtohen.
DED KASNECI - Këtu është marrë modeli italian.
ADRIANA GJONAJ - Për përkthimin jepni garanci që është profesional?
DED KASNECI: Neni 2/a7, Liria e marrjes dhe e ritransmetimit, ku thuhet që: Shqipëria siguron lirinë e marrjes dhe të ritransmetimit.. , ky është parim.
FATBARDH KADILLI - Duket edhe si parim, edhe si nen.
ADRIANA GJONAJ - Në një vend tjetër duhet të jetë nen. Si parim mund të jetë përkufizim më i vogël.
GENT STRAZIMIRI Te neni 4, Përbërja e KKT-së, pika 2/a, që keni shtuar, më duket e panevojshme. Do ta pranoja në qoftë se do të ishte në bazë të një direktive, në qoftë se do të thoshin që ndër 5 kandidatë, njëri do të jetë me aftësi të kufizuara. Për mua është e panevojshme.
FATBARDH KADILLI - Zgjidhen pa asnjë diskriminim. Personin me karrocë ky ligj nuk e ndihmon aspak. Vëre detyrim që në 5 veta njëri është me karrocë.
Te pika 2 e këtij neni, mjafton të thuash çdo individ që plotëson kushtet e mëposhtme:. Hiqeni fjalën personalitet.
GENT STRAZIMIRI - Në qoftë se nisemi nga çdo personalitet, atëherë i kufizojmë personat.
FATBARDH KADILLI - Mund të thuash që anëtar i KKT-së mund të zgjidhet çdo personalitet nga fushat e mëposhtme.
MARK MARKU - T

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›