Procesverbal, datë 07.04.2010
//
Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT
Rendi i ditës:
- Diskutim mbi mënyrën se si do të procedojë Komisioni për diskutimin e projektligjit Për disa shtesa në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, pas rikthimit të tij për ridiskutim.
- Vazhdon diskutimi i projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergji Papa, Edi Paloka, Gent Srazimiri, Gerti Bogdani, Fatbardh Kadilli.
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
HAPET MBLEDHJA
MARK MARKU Fillimisht mbledhjen po e hapim me sqarimin e një problemi që është krijuar për projektligjin Për disa shtesa në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, që u kthye në Komision, dhe ky është krijuar për faktin se ka pasur reagim të Ministrit të Financave, z. Bode, që thotë se nuk është pyetur. Për këtë ka dalë një Urdhër i Kuvendit , nr.1, datë 5. 4. 2010 Për anullimin e votimit të projektligjit Për disa shtesa në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe përsëritjen e shqyrtimit të tij. . Po kështu ka dalë edhe një Urdhër tjetër nr. 2, datë 6.4.2010 Për marrjen e mendimit të Ministrisë së Financave gjatë shqyrtimit në procedurë parlamentare të nismave ligjore dhe amendamenteve që kanë faturë financiare.
Por, për gjykimin tim ne, si Komision, formalisht jemi në rregull.
FATBARDH KADILLI Të ishte bërë shkresa.
MARK MARKU Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave ka qenë prezent në mbledhje, pas lajmërimit me gojë dhe e-mail që i është bërë nga stafi i Komisionit, kur u diskutua projektligji dhe është shprehur. Por sekretariati i Kuvendit e ka kthyer projektligjin, që në fakt nuk ka argument. Pra, ne do ta rikthejmë edhe njëherë për diskutim projektligjin në Komision.
FATBARDH KADILLI Çfarë është kërkuar nga Ministria e Financave?
MARK MARKU Ideja është që ti qëndrohet propozimit të Qeverisë. Ka pasur problem në protokoll dhe del sikur projektligji nuk ka kaluar në parim. Në fakt ne e kemi kaluar sipas procedurës. Pra, këtë projektligj do ta rimarrim në shqyrtim. Jeni dakort?
FATBARDH KADILLI Ta diskutojmë kur të kemi marrë përgjigjen me shkrim nga Ministria e Financave.
ISMAIL HOXHA Pra, atëherë kur të kemi propozime për ndryshim në projektligjet që vinë nga Qeveria, që janë të shoqëruara me faturë financiare, tia bëjmë kërkesën me shkrim Ministrisë së Financave!
MUHAMET BELA (këshilltari i Komisionit) Ne i kërkojmë gjithmonë specialistët e ministrive që të jenë prezent në mbledhje kur diskutohen projektligjet dhe personalisht kam insistuar që kur të diskutohen projktligjet me efekte financiare, të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.
ADRIANA GJONAJ Në fakt, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave ishte në mbledhje dhe ne e dëgjuam dhe ajo na dëgjoi.
MARK MARKU Atëherë ti detyrojmë përfaqësuesit specialistë të ministrive që të nënshkruajnë për prezencën e tyre në mbledhje!
Pra, të caktojmë datën e ridiskutimit të projektligjit. Për të enjten, më 15 prill, jeni dakort?
Komisioni është dakort që ditën e enjte, më datë 15 prill, ora 12.00, të rishqyrtojë projektligjin Për disa shtesa në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
Tani duhet të vazhdojmë punën me projektligjin për mediat elektronike. Si mendoni?
FATBARDH KADILLI Kur mund të mbarojmë me të?
MARK MARKU Normalisht në fund të javës së tretë të prillit.
GERGJI PAPA (duke iu rikthyer diskutimit për projektligjin Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar) Këtu për një pikë është debati.
MARK MARKU Të bëjmë takim publik me Ministrinë e Financave. Do tu kërkojmë përfaqësueve të ministrive të japin identitetin e tyre dhe të na japin autorizimin nga ministri përkatës!
MUHAMET BELA- Në fillim projektligji diskutohet në parim, flet relatori, pastaj diskutohet nen për nen dhe në fund miratohet edhe në tërësi.
MARK MARKU Përfundimisht diskutimi në parim dhe diskutimi në vazhdim i projektligjit me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të bëhet të enjten, më 15 prill, ora 12.00.
MARK MARKU Tani vazhdojmë me diskutimin e projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë. Janë të pranishëm edhe grupi i punës së juristëve të Kuvendit.
BLEDAR MILOTI Neni 15, që ka të bëjë me objektivat e veprimtarisë së KKT-së, pika c (lexon rekomandimin e Këshillit të Europës dhe të Komisionit Europian në materialin në tabelë: Këshilli rekomandon se megjithëse një objektiv është inkurajimi i pluralizimit dhe konkurencës, ligji nuk përcakton ndonjë kriter për këtë apo as edhe ndonjë frenim për zotërimin (pronën).) Si do të bëhet?
ADRIANA GJONAJ Nuk ka kriter.
MARK MARKU Duhet të vendoset.
DED KASNECI- Kriter mund të jetë, p.sh., licenca, pronësia.
DIANA SOLIS - Edhe unë e këtij mendimi jam, për numrin e licencave, llojet e transmetimeve që mund të jenë të ndryshme, si numerik, analog, apo kombëtar, rajonal. Pra, të vendosen disa kufizime. Apo të vendosen kufizime për tregun e reklamave ose në lidhje me përqindjen e kapitalit që duhet të zotërojë subjekti.
ADRIANA GJONAJ - Këtu duhet të zbërthehen këto kritere apo diku tjetër?
FATBARDH KADILLI Po këtë ne sikur e shqyrtuam? Të kemi një listë nga drafti i vjetër.
MARK MARKU Të na përgatitet një listë kriteresh nga specialistët dhe pastaj e diskutojmë. Jeni dakort me këtë propozim? Miratohet.
BLEDAR MILOTI Neni 17, pika 5, këtë rekomandim e kemi vendosur te neni 2/a.
DED KASNECI (lexon nenin 2/a) Liria e marrjes dhe e ritransmetimit: Shqipëria siguron lirinë e marrjes dhe të ritransmetimit nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe të shteteve të treta europiane, palë të Konventës Europiane për Televizionin Ndërkufitar të Këshillti të Europës dhe mundet, që në raste të veçanta, të kufizojë lirinë e transmetimit të këtyre shërbimeve vetëm në bazë të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare dhe të këtij ligji. Ky është neni që kemi shtuar ne në bazë të rekomandimeve.
FATBARDH KADILLI- Ku i parashikon parandalimet? I garantojmë ata? Se si parim jam dakort, por nuk më del këtu!
DIANA SOLIS Kodet dhe rregulloret e këtij projektligji vendosin ndalimet e veta.
DED KASNECI Kur të bëjmë kapitullin e parimeve, do ti vendosim aty.
FATBARDH KADILLI Në leximin e nenit nuk më del kështu. Pra, do të jenë apo nuk do të jenë të diskriminuar operatorët e huaj? Të jemi më konkretë.
DIANA SOLIS Te neni 17, 5 I projekligjit (lexon: Këshilli i Ankesave duhet të vëzhgojë në mënyrë periodike masën në të cilën programet e një transmetuesi të huaj, të cilët tërësisht ose kryesisht u drejtohen spektatorëve në Republikën e Shqipërisë, përputhen me kodet e transmetimit, në veçanti me kodet e përcaktuara në nenin 32/2, g dhe h. Këshilli i Ankesave harton një raport vjetor lidhur me këtë.), se kësaj pike i referohen ekspertët, ata të mos kufizohen në transmetimet e tyre nga rregullat shqiptare, ndaj shtuam këtë.
FATBARDH KADILLI Nga shpjegimi juaj jam dakort, por nga leximi i nenit që lexoi Deda, nuk më del kështu!
DIANA SOLIS Pra, kemi vendosur marrëdhëniet ndërkombëtare.
DED KASNECI Meraku i ekspertëve është që mos të vendosim kufizime për operatorët e huaj.
FATBARDH KADILLI Pra, do të jenë në të njëjtat kushte si operatorët shqiptarë apo do të kenë të drejta të ndryshme? Se thelbi duhet të jetë që të kenë të drejta të barabarta!
DED KASNECI Mund të favorizohen vendasit.
MARK MARKU Por ekspertët thonë që në parim duhet të kenë të drejta të barabarta!
DED KA