E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 10.03.2010

//

Drejton mbledhjen:
Ismail Hoxha SEKRETAR I KOMISIONIT

Rendi i ditës:
Diskutimi i korrespondencës drejtuar Komisionit: monitorimi i programeve informative për muajin janar 2010 nga KKRT-ja.
Marrin pjesë:
Ismail Hoxha, Genti Strazimiri, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergj Papa, Edi Paloka, Fatbardh Kadilli, Gerti Bogdani, Astrit Bushati (zëvendësues).

HAPET MBLEDHJA

ISMAIL HOXHA Sot, sipas programit që kemi, do të shqyrtojmë korrespondencën e ardhur në Komision. Nga KKRT-ja ka ardhur monitorimi i programeve informative për muajin janar 2010; duhet shikuar ky material. Ne do të diskutojmë më gjerësisht për të kur të na vijë Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.
Po kështu, gjatë kësaj periudhe edhe pse nuk jemi komision përgjegjës, secili do të shikojë dhe Raportin Vjetor për vitin 2009 nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si dhe raporte të tjera që vijnë në komisionet parlamentare nga institucionet e pavarura, të cilat me ligj raportojnë në Kuvend.
ARDIANA GJONAJ Raportet që kanë ardhur janë të rëndësishme dhe duan një seriozitet të madh. I pari është Raporti vjetor i KKRT-së, dërguar nga Kryetarja, zonja Bushati, që është një lloj informacioni tepër i zgjeruar, i cili lidhet edhe me monitorimin, dhe ku mund të ngrihen çështje që lidhen si me Këshillin ashtu dhe me procesin e monitorimit. Kur të dëgjojmë raportimin në Komision, do të jemi në gjendje të bëjmë edhe vlerësimin e duhur.
FATBARDH KADILLI E vlerësoj këtë informacion, se na jep mundësinë të krijojmë një opinion tonin të pavarur dhe ky opinion na ndihmon për të interpretuar shifrat. Kjo është një pjesë e Raportit, pasi ai mbulon dhe çështje të tjera më të rëndësishme.
ISMAIL HOXHA Ne do ta shikojmë më gjerë këtë çështje, kur të vijë raporti i KKRT-së.
RAJMONDA BULKU - Një mendim më i plotë krijohet kur kemi më shumë informacion, përveç shifrave, pra, për të krijuar një ide më të qartë rreth gjendjes.
ARDIANA GJONAJ Dhe raporti tjetër që lidhet me veprimtarinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është i rëndësishëm, sepse është i lidhur me të gjitha transmetimet elektronike, telefoninë fikse, celularët dhe proceset e ofrimit të internetit, për të mbuluar të gjithë territorin e vendit. Është një proces i rëndësishëm që duhet të jetë në vëmendje të komisionit tonë. Nuk mjafton vetëm për ta parë sot, por duhet ta shohim me më shumë vëmendje, sepse ka ndikim në fushën e transmetimeve. Raporti i zotit Xhixho do të jetë më i plotë nëse ai do të ftohej në komision për të bërë një relatim më të përmbledhur, sepse është një institucion me ndikim të madh në sektorët që ai mbulon. Unë do të propozoja që ta thërrasim në momentin që do të marrim vendimin apo gjykimin në lidhje me ato që komisioni ka kryer.
FARBARDH KADILLI Mund të bisedohet me Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, për të bërë një dëgjim të përbashkët me zotin Xhixho, sepse ai raport lidhet dhe me fushën e komisionit tonë.
ISMAIL HOXHA - Nesër në orën 12.00 do të diskutojmë projektligjin Për disa shtesa në ligjin Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë.

Mbledhja deklarohet e mbyllur

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro. [ 10 Qershor, 2010 ] Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes. Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament. Kuvendi mblidhet në seancë plenare [ 10 Qershor, 2010 ] Njoftim për shtyp [ 09 Qershor, 2010 ] Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës. $j(document).ready(function($) { $j("#ticker01").show(

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›