Procesverbal, datë 17.03.2010
//
Drejton mbledhjen:
Ismail Hoxha SEKRETAR I KOMISIONIT
Rendi i ditës:
-Diskutimi i projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë.
Marrin pjesë:
Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergj Papa, Gent Strazimiri, Gerti Bogdani, Fatbardh Kadilli, Edi Paloka.
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në komision.
Të ftuar:
Geraldina Prodani, Drejtoreshë e Buxhetit në Ministrinë e Financave; Arjan Gjelaj, Drejtor i Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
HAPET MBLEDHJA
MARK MARKU Miratojmë procesverbalin e mbledhjes së kaluar. Jeni dakort?
Deputetë janë dakort.
Sot do të kalojmë projektligjin Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë. Kemi bërë pjesën kryesore të punës dhe sot do ta miratojmë nen për nen.
ISMAIL HOXHA Do të diskutoj për dy nene dhe disa ndryshime.
Neni 2, ka vërejtje teknike, raporton pranë Këshillit të Ministrave dhe jo Kryeministrit. Hiqet Kryeministri.
Neni 1 pati diskutime. Propozimi ishte që në nenin 4 të flitet për shpërblimin e akademikëve dhe shtohet edhe Akademikët e Asociuar.
MARK MARKU Keni rënë dakort?
ISMAIL HOXHA Po. Edhe Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit janë dakort.
GERALDINA PRODANI Ne po shtojmë në ligjin bazë edhe Akademik i Asociuar dhe do të ndiqet e njëjta procedurë.
ISMAIL HOXHA Dakort. Do ta lëmë me riformulimin e mëposhtëm:
Në pikën 3 të nenit 7 të ligjit bazë, në rreshtin e parë, pas fjalës Akademik shtohen fjalët dhe Akademik i Asociuar.
DEPUTETËT Dakort.
ISMAIL HOXHA Neni 4 , riformulim.
Pika 4 e nenit 7, riformulohet si më poshtë:
Anëtarët e rregullt dhe anëtarët e asociuar të Akademisë, me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, krahas pagës sipas vendit të punës, përfitojnë edhe shpërblim mujor përkatësisht për titullin Akademik dhe Akademik i Asociuar në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Edhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, ata, krahas pensionit, marrin edhe shpërblimin përkatësisht për titullin Akademik dhe Akademik i Asociuar.
ADRIANA GJONAJ Dakort Ministria e Financave?
GERLADINA PRODANI Dakort me këtë formulim.
MARK MARKU Të kalojmë të katër ndryshimet.
Neni 1.

Dakort?
DEPUTETËT Dakort.
MARK MARKU Neni 2.
Pika 4 e nenit 7 riformulohet si më poshtë:

MARK MARKU Neni 3.
Pas nenit 14, shtohet neni 14/1, me këtë përmbajtje:
Raportimi i Akademisë së Shkencave.
Akademia e Shkencave paraqet brenda datës 15 dhjetor të çdo viti informacion për veprimtarinë vjetore pranë Këshillit të Ministrave.
Bie fjala Kryeministrit.
Dakort?
DEPUTETËT Dakort.
MARK MARKU Neni 4 . Hyrja në fuqi.
Dakort?
DEPUTETËT Dakort.
ADRIANA GJONAJ Kishte një kërkesë tjetër që të vazhdojë mësim deri në 70 vjeç. Mendimi është që kjo i takon ligjit bazë Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. Ata kanë status më vehte.
MARK MARKU Jeni dakort me këtë ndryshim?
GERALDINA PRODANI Jo. Moshën e pensionit për profesorët që japin mësim në universitetet publike e përckaton ligji Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.
ADRIANA GJONAJ Po, kjo situatë rregullohet në atë ligj.
Dakort.
MARK MARKU Për raportimin e KKRT-së.
E kishim për nesër diskutimin për raportin e KKRT-së, por Departamenti i Monitorimit ka kërkuar shtyrje, se duhet të përgatisin raportin. Tu japim kohë të përgatiten.
Kam biseduar me zyrën Juridike për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë dhe ndryshimet janë reflektuar, edhe ato të BE-së, dhe skemi arsye ta vonojmë. Jeni dakort që të caktojmë një kalendar më të ngjeshur këto dy javë, që ta mbyllim, se na është kërkuar. Ska arsye ta shtyjmë. Jeni dakort të bëjmë 3 herë mbledhje?
DEPUTETËT Dakort.
GERT BOGDANI Caktojmë ditët , pastaj orarin.
MARK MARKU Të mërkurën dhe të enjten në orën 12 mbledhja e rradhës. Të mërkurën projektligji i medias elektronike..
DEPUTETËT Dakort.
Mbledhja deklarohet e mbyllur