E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 29.03.2010

//

Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT

Rendi i ditës:
Vazhdon diskutimi nen për nen i projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Adriana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergji Papa, Edi Paloka, Gent Srazimiri, Fatbardh Kadilli, Astrit Bushati (zëvendësues).
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.

HAPET MBLEDHJA

MARK MARKU Vazhdojmë me diskutimin nen për nen të projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë. Jemi te neni 5 Zgjedhja e anëtarëve të KKT-së.
GENT STRAZIMIRI Duhet parë me kujdes ky nen, që të mos kemi përplasje.
GJERGJI PAPA - Atëherë është mirë ta lëmë kështu siç është.
ADRIANA GJONAJ Për këtë nen të marrim mendim nga juristët. N.q.s. nuk e kanë gati, e lëmë për ta diskutuar herën tjetër.
MARK MARKU - E kalojmë zgjedhjen e anëtarëve të KKT-së dhe vazhdojmë.
ADRIANA GJONAJ Te neni 7, Kuorumi dhe vendimmarrja, duhet ta shohim si do ta vëmë shumicën. Ta vëmë shumicën e anëtarëve?
GJERGJI PAPA Është kusht në nen që mbledhja nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e jo me pak se 5 anëtarëve të tij.
MARK MARKU - Mos e bllokojmë; e lëmë shumicën e anëtarëve të pranishëm.
GENT STRAZIMIRI Te neni 13, Sekretari i Përgjithshëm përgjigjet përpara kujt? Duhet saktësuar.
BLEDAR MILOTI - Duhet parë me kujdes që të mos thërresim Sekretarin e Përgjithshëm. Ne thërrasim Kryetarin dhe ai edhe mund ta delegojë Sekretarin.
GERTI BOGDANI Kthehemi te neni 7, po të jenë 6 anëtarë, si veprohet?
DED KASNECI - Nuk merret vendimi me 6 vetë, n.q.s. nuk është 4 me 2. Po të jetë rezultati 3 me 3, rrëzohet.
MARK MARKU - Në rastin kur ka barazim votash, duhet ta saktësojmë.
DED KASNECI - Në legjislacionin shqiptar prandaj lihet numri tek, për të arritur që të merren vendimet.
GERTI BOGDANI - Projektligji i lë hapësirë kryetarit të vendosë, n.q.s. janë 3 me 3; kjo është e qartë.
GENT STRAZIMIRI - Ne e kalojmë kështu siç është në projektligj.
MARK MARKU - Si mendoni? Dakort, ta lëmë siç është në projektligj. GENT STRAZIMIRI - Përpara Kuvendit paraqitet Kryetari. E ka detyrim një herë në vit, por mund të thirret sa të jetë nevoja për të raportuar.
ADRIANA GJONAJ - Se si raporton Sekretari i Përgjithshpëm në Këshill, këtë e vendos rregullorja e brendshme.
DIANA SOLIS - Sekretari i Përgjithshëm është te neni 13. Këtu duhet rregullimi te neni 13, duhet hequr Sekretari dhe të vendoset Kryetari.
GERTI BOGDANI - Duhet ndryshuar, në Kuvend duhet të raportojë Kryetari.
KRESHNIK ÇIPI - Te neni 13, pika 1 duhet parë. N.q.s. e ndërrojmë te neni 13, duhet ta ndërrojmë të gjithën.
MARK MARKU - Qëllimi është që duhet ndarë. Gjithmonë ka pasur probleme. Është krijuar një strukturë për Sekretarin e Përgjithshëm, që të bëhet ndarja e punës, sepse ka pasur gjithmone rraste shkeljesh. Vendimet i merr bordi, por Sekretari i Përgjithshëm nuk varet vetëm nga bordi.
GENT STRAZIMIRI - Ai ka detyrat e tij, por ne kemi punë me Kryetarin.
MARK MARKU - Logjika kërkon që të mos ketë mbivendosje dhe organet kolektive të mos vendosin për buxhetin.
GENT STRAZIMIRI - Asnjë institucion në varësi të Kuvendit nuk e ka raportimin e Sekretarit të Përgjithshëm. Pse duhet ta vëmë vetëm këtu?
BLEDAR MILOTI - Kemi dy lloj raportimesh: raportimin vjetor për veprimtarinë dhe raportimin për buxhetin.
GENT STRAZIMIRI - Për buxhetin vjen përsëri titullari, por i shoqëruar me persona përgjegjës për buxhetin. A mund ta njëhësojmë formulimin me institucionet e tjera?
DED KASNECI - Në vërejtjet që na janë dhënë thuhet se këtë pozicion e kemi jo shumë të fortë dhe po e hoqëm bie fare neni 13!
GENT STRAZIMIRI Këtë institucion nuk mund ta bëjmë ndryshe nga të tjerët.
BLEDAR MILOTI - I vetmi rast ku raporton Sekretari i Përgjithshëm është Gjykata Kushtetuese, për shkak të specifikës që ka ky institucion.
ADRIANA GJONAJ - Ku është gjetur ky formulim, nga është marrë?
BLEDAR MILOTI Është gjë e re, në kuadrin e forcimit të rolit të Sekretarit të Përgjithshëm.
GENT STRAZIMIRI - Ne kemi një model aktual. N.q.s. e forcojmë rolin e Sekretarit të Përgjithshëm, e bëjmë me ligj. Duhet ti jepet një status me ligj. Kurse për të raportuar, duhet të raportojë Kryetari.
MARK MARKU - Duhet të kemi kujdes me dublimin e pozicioneve.
DED KASNECI - Ideja e rekomandimit është të mos thirret shpesh Kryetari.
MARK MARKU E mbyllim për sot. Diskutimet i vazhdojmë mbledhjen e ardhshme.

Mbledhja deklarohet e mbyllur

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se d

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›