E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 01.02.2010

//

Drejton mbledhjen Tritan Shehu - Nënkryetar i Komisionit

Rendi i ditës:
Diskutim për projektligjin Për mbrojtjen nga diskriminimi
Marrin Pjesë: Tritan Shehu, Rajmond Hoxha, Flamur Noka, Mehmet Xheka, Ndue Paluca.
Mungojnë: Deputetët e opozitës.
Të ftuar: Rajmonda Bulku - deputete, Vjollca Meçe - Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

HAPET MBLEDHJA

Tritan Shehu. Të nderuar deputetë në mbledhjen e sotme do vazhojmë diskutimin e projektligjit Për mbrojtjen nga diskrimini nen për nen.Vazhdojmë te neni 1.
Jonida Tafani. Kemi vetëm shqipërim të terminologjisë.
Tritan Shehu. Neni 2 nuk kemi ndryshime. Neni 3 ka një vërejtje për pikën 1.
Jonida Tafani. Është dhënë deri te ligjet në fuqi sepse është përsëritje.
Flamur Noka. Ligjërisht duhet shkak jo arsye.
Jonida Tafani. Për të unifikuar termat kemi shkak jo arsye.
Tritan Shehu. Neni 3 ta kalojmë.
Jonida Tafani. Pika 9 bëhet pika 8. Tek neni 4 siç e kemi diskutuar do të riformulohet, do të bëhet më i qartë. E kemi përshtatur.
Tritan Shehu. Vazhdojmë me nenin 5.
Jonida Tafani Te pika 1 të bëhet sipas nenit 3. Neni 6 nuk ka, te neni 8 të shtohet një saktësim, te neni 11 të heqim përseritjet, janë masa të përkohëshme skanë pse përsëriten. Neni 14, na ka kërkuar Ministria e Punës që të përgjigjet vetëm për pjesën që i takon asaj, pjesa tjetër ti takojë Ministrisë së Brendshme. Shtohet dhe një ministri.
Ndue Paluca. Te neni 15 ka një pjesë për komisionerin që duhet ta shohim me vëmendje.
Jonida Tafani. Do ta rregullojmë më poshtë.
Tritan Shehu. Vim te kreu i pestë mendimi ynë i përgjithshëm për momentin është që në një ligj që është hera e parë që implementohet, përgjegjësinë për zabtimin e ligjit ta ketë avokati i popullit. Tia kalojmë funksionet avokatit të popullit. Dua mendimin tuaj real për këtë pikë.
Rajmonda Bulku. Unë jam dakort.
Flamur Noka. Duke qenë se ky është një problem në fillim e sipër nuk ka problematikë të madhe dhe duke marrë një mendim dhe të ministrive përkatëse unë mendoj që kompetencat e komisionerit ti kalojnë avokatit të popullit. Kjo do të bëhet hap pas hapi duke parë rastet. Në qoftë se do shtohen rastet dhe ankesat mund ta diskutojme më vonë po të na dalë e nevojshme.
Ndue Paluca. Të shohim problemin e gjobave.
Tritan Shehu. Kjo pjesë duhet parë me vëmendje që gjobat të jenë reale dhe të zbatueshme. Mendoj që duhet ta hedhim në votim. Kush është dakort që kompetencat e komisionerit ti kalojnë avokatit të popullit? Me 5 vota pro aprovohet.
Nenin 36 do ta shohim me hollësi nesër.
Jonida Tafani. Për barazinë gjinore te neni 39 ekziston, nuk ka nevojë ta vemë në këtë ligj.
Flamur Noka. Deri sa nuk ka përplasje për barazinë gjinore
Vjollca Meçe. Unë jam për një të mesme. Ato parime vlejnë në ligjet e tjera. Ky ligj nuk prek ligje të tjera.
Jonida Tafani. Deri sa nuk kemi thënë se e hedhim poshtë nuk do ketë problem
Dede Kasneci. Kjo është në pjesë horizontale.
Vjollca Meçe. Nuk është.
Flamur Noka Problemi është se teknikisht nuk qëndron. Ne do ta themi në çdo ligj. Jemi kujdesur nen për nen që asnjë nen të mos bjerë në kundershtim me ligje të tjera, si ligjin për barazinë ligjore dhe ligjin e trashëgimisë. Pra nenin 40 e lemë të hapur.
Tritan Shehu. Ju lutem na shpjegoni më qartë esencën e ligjit 41.
Vjollca Meçe. Meqë ligji hyn në fuqi menjëherë ne u lemë një afat që deri në një kohë të caktuar ne nuk u vemë gjobë para një afati të caktuar. Për veprime që do kenë investime.
Jonida Tafani. Kjo ka të bëjë me hyrjen në fuqi.
Flamur Noka. Nga ana ligjore nuk funksionon. Me dispozitën kalimtare bie ndesh me hyrjen në fuqi të projektligjit.
Tritan Shehu. Deri nesër gjeni një formulim më të saktë që të mos prekë hyrjen në fuqi të ligjit, kjo duhet të qartësohet.
Nesër do vazhdojmë diskutimet për problemet që lamë sot.
Ju falemnderit.

Mbyllet mbledhja

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro. [ 10 Qershor, 2010 ] Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjith

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›