E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 01.03.2010

//

Drejton mbledhjen
Mark Marku NËNKRYETAR KOMISIONI

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2. Shqyrtimi i projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimit
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Mesila Doda, Adriana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Edi Paloka, Gjergji Papa
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
Të ftuar:
Ilia Paluka drejtor i Agjensisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional
Arjan Shahini përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
Dhimitër Bala - përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

HAPET MBLEDHJA

Miratohet proçesverbali i datës 25 shkurt 2010.
MARK MARKU Të nderuar kolegë, Sot do të vazhdojmë me shqyrtimin e projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimit. Jemi tek shqyrtimi i shtojcës 2. Kemi lënë vetëm disa riformulime të shtojcës dhe shqipërime më të sakta të përkthimeve. Pra nuk do të kemi ndryshime të qënësishme. Znj Adriana ka fjalën.
ADRIANA GJONAJ Jemi tek shtojca 2, Përshkruesit e niveleve në kornizën Shqiptare të Kualifikimeve. Mendoj për të mos humbur kohë të proçedojmë sikurse proçeduam në mbledhjen e kaluar. Unë po i lexoj formulimet një nga një, ju mund edhe të ndërhyni, por sikurse e theksoi kryetari kemi bërë vetëm saktësime të përkthimeve dhe asnjë ndryshim të qënësishën nga sa kemi diskutuar. Këtu jemi të gjithë, po pati propozime të reja I shqyrtojmë. Fillojmë me kolonën e pare Njohuri, niveli 8. Varianti përfundimtar është: Njohuri në nivelin më të avancuar të një fushe pune apo studimi si dhe në ndërveprimin ndërmjet fushave.
Komisioni u shpreh dakort.
ADRIANA GJONAJ Niveli 7, po tek kjo kolonë: Njohuri shumë të specializuara, disa prej të cilave në nivel të avancuar bashkëkohor në një fushe pune ose studimi,si bazë për mendim dhe kërkim origjinal. Analizë kritike e dijeve në nje fushë ose në ndërveprimin e fushave të ndryshme.
Niveli 6, bëhet: Njohuri të avancuara në një fushe pune apo studimi duke përfshirë analizën kritike të teorive dhe parimeve.
Komisioni u shpreh dakort.
Niveli 5, heqim shprehjen ..dhe vetëdije mbi kufijtë e asaj njohurije dhe e zëvendësojmë me shprehjen deri në një nivel të caktuar. Kështu kemi: Njohuri gjithëpërfshirëse të specializuara faktike dhe teorike brenda një fushe pune apo studimi deri në një nivel te caktuar.
Komisioni u shpreh dakort.
ADRIANA GJONAJ Kalojmë tek niveli 4, ndryshohet dhe do të jetë: Njohuri teorike e faktike në një kontekst të gjerë në një fushe pune ose studimi.
Niveli 3, nuk ndryshon si përmbajtje, vetëm ndryshohet fjala brenda me fjalën në dhe kemi : Njohuri mbi faktet, parimet, proceset dhe konceptet e përgjithshme në një fushë pune ose studimi.
Niveli 2, do të jetë: Njohuri bazë faktike për një fushë pune ose studimi.
Niveli 1: Njohuri bazë të përgjithshme. Pra kemi hequr fjalën themeltare dhe e kemi zëvendësuar me fjalën Bazë si tek niveli 1 edhe tek niveli 2.
MARK MARKU - Keni ndonjë vërejtje?
Komisioni u shpreh dakort. Kalojmë tej kolona e dytë. Znj. Gjonaj mund të vazhdoni.
ADRIANA GJONAJ tek kjo kolonë aftësia, nivelet 4,5,6,7,8 nuk i kemi ndryshuar. I kemi lenë siç ishin dhe përkatësisht:
Niveli 4: Një sërë aftësish njohëse dhe praktike gjithëpërfshirëse që nevojiten për të zgjidhur probleme të veçanta në një fushë pune ose studimi.
Niveli 5: Një sërë aftësish njohëse dhe praktike gjithëpërfshirëse që nevojiten për të zgjidhur në mënyrë krijuese problemet.
Niveli 6: Aftësi të avancuara, që tregojnë mjeshtëri dhe inovacion, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve komplekse dhe të paparashikueshme në një fushë pune ose studimi.
Niveli 7: Aftësi të specializuaa për zgjidhjen e problemeve që nevojiten për kërkim dhe /ose inovacione, me qëllim që të zhvillojë njohuri dhe proçedura të reja si dhe të integrojë njohuri nga fusha të ndryshme.
Niveli 8: Aftësi dhe teknika tepër të avancuara dhe të specializuara që përfshijnë sinteza dhe vlerësime të nevojshme për zgjidhjen e problemeve kritike në kërkim dhe/ose inovacion,si dhe zgjerimin dhe ripërcaktimin e njohurive ose praktikave.
Niveli 3 është bërë: Një serë aftësish njohëse dhe praktike që nevojiten për përmbushjen e detyrave dhe për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet përzgjedhjes dhe për zbatimin e metodave, mjeteve, materialeve dhe informacionit bazë.
Niveli 2: Aftësi bazë njohëse dhe praktike për përdorimin e informacionit përkatës me qëllim kryerjen e detyrave dhe zgjidhjen e problemeve rutinë duke përdorur rregulla dhe mjete të thjeshta.
Niveli 1 sic ishte: Aftësi bazë të nevojshme për kryerjen e detyrave të thjeshta.
Nuk e di keni ndonjë kundërshtim?
MARK MARKU Votojmë. Jeni dakort me kolonën e dytë sipas riformulimeve përfundimtare të paraqituar nga znj. Gjonaj?
Komisioni u shpreh dakort.
ADRIANA GJONAJ Kalojmë tek kolona e tretë, kompetenca. Po jap formulimet me radhë për të gjitha nivelet.
Niveli 1: Të punuarit ose të studjuarit nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë brenda një kuadri të strukturuar.
Niveli 2: Të punuarit ose të studiuarit nën mbikëqyrje, me pavarësi të caktuar.
Niveli 3: Marrje e përgjegjësisë për kryerjen e detyrave në punë e studim.Përshtatje në rrethana të caktuara për zgjidhjen e problemeve.
Niveli 4: Vetëmenaxhim brenda kuadrit udhëzues të punës ose studimit, i cili zakonisht është i parashikuar por mund të ndryshohet.
Mbikqyrje e punës rutinë të të tjerëve,duke marrë disa përgjegjësi për vlerësimin dhe përmirësimin e veprimtarive të punës ose studimit.
Niveli 5: Menaxhim dhe mbikqyrje në kuadrin e veprimtarive të punës ose studimit, në situata të ndryshueshme.
Shqyrtimi dhe përmirësimi i performancës vetiake dhe të të tjerëve. Niveli 6: Menaxhim i veprimtarive ose projekteve komplekse teknike ose profesionale,duke marrë përgjegjësi për vendimmarrje në një situatë të paparashikuar pune apo studimi. Marrje përgjegjësi për menaxhimin dhe zhvillimin profesional të individëve apo të grupeve.
Niveli 7: Menaxhim dhe transformim i konteksteve të punës dhe studimit që janë komplekse, të paparashikueshme dhe që kërkojnë përqasje të reja strategjike.
Marrje përgjegjësie për të kontribuar në njohuri ose praktikë profesionale dhe/ose për të rishikuar performancën strategjike të stafit/grupit.
Niveli 8: Të demostrojë autoritet të plotë,inovacion, pavarësi, integritet studimor dhe profesional, përkushtim të vazhdueshëm për të zhvilluar ide dhe proçese të reja në kontekstin më të avancuar të punës ose studimit, përfshirë dhe kërkimin.
Këto ishin dhe riformulimet definitive të kolonës së tretë.
Komisioni u shpreh dakort me riformulimet.
MARK MARKU Votojmë për shtojcën 2. Kush është dakort?
Komisioni u shpreh pro .
Miratojmë në tërësi ligjin me të gjithë ndryshimet e bëra she ndryshimet në shtojca (pasi nen për nen e kemi mbaruar miratimin)?
Komisioni miratoi në tërësi projektligjin Për kornizën shqiptare të kualifikimit.
Mbledhjen e deklaroj të mbyllur. Ju falemnderit.

MBYLLET MBLEDHJA

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", rep

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›