E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesverbal, datë 08.03.2010

//

Drejton mbledhjen:
Ismail Hoxha SEKRETAR I KOMISIONIT

Rendi i ditës:
-Diskutim për kalendarin e punës ne Komision për periudhen 8-31 mars 2010.
Marrin pjesë:
Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergj Papa,Gent Strazimiri,Gerti Bogdani,Fatbardh Kadilli,Edi Paloka.
Mungojnë:
Mark Marku, Përfaqësuesit e opozitës ne komision.

HAPET MBLEDHJA

ISMAIL HOXHA Ju uroj mirëseardhjen anëtarëve të rinj në Komision. Uroj që çdo çështje që do diskutojmë, të dalë me sukses dhe me konsensus. Për sot kemi lënë për të diskutuar programin mujor të Komisionit, pra kalendarin për muajin mars, edhe pse nënkryetari mungon. Presim të kalojmë ndryshimet në ligjin Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.
Pra, projektkalendari i punës së Komisionit për periudhën 8-31 mars është:
1. Miratimi i projektkalendarit të punës së Komisionit për periudhën 8-31 mars e hënë, 8 mars 2010, ora 12.00.
2. Shqyrtimi i korrespondencës drejtuar Komisionit e mërkurë, 10 mars, ora 12.00.
3. Diskutimi i projektligjit Për disa shtesa në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë e mërkurë, 17 mars 2010, ora 12.00.
4. Diskutimi i Raportit për veprimtarinë 1-vjeçare të KKRT-së, për vitin 2009 e mërkurë, 17 mars 2010, ora 11.00;
5. Vazhdon diskutimi i Raportit për veprimtarinë 1-vjeçare të KKRT-së, për vitin 2009 e enjte, 18 mars 2010, ora 11.00;
6. Seancë dëgjimore me Ministrin e TKRS, z. Ferdinand Xhaferri, mbi masat e marra për mirfunksionimin e institucioneve kombëtare dhe rajonale përmes zbatimit të legjislacionit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore e mërkurë, 24 mars 2010, ora 11.00;
7. Diskutimi I projektdraftit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë e enjte 25 mars 2010, ora 11.00;
8. Vazhdon Diskutimi I projektdraftit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë e mërkurë, 31 mars 2010, ora 10.00. EDI PALOKA - Mos na duhet të rakordojmë oraret, meqë jemi anëtarë edhe në komisione të tjera. GENT STRAZIMIRI - Uroj që të biem dakort me oraret dhe ora më e përshtatshme është ora 12.00.
ISMAIL HOXHA - Jam dakort me propozimin tuaj dhe fiksojmë orën 12.00 për mbledhjet e Komisionit.Vërejtje të tjera nuk ka dhe mbledhja e rradhës është të mërkurën e ardhshme në ora 12.00, sipas çështjeve të listuara në kalendarin mujor.

MBYLLET MBLEDHJA

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro. [ 10 Qershor, 2010 ] Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes. Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament. Kuvendi mblidhet në seancë plenare [ 10 Qershor, 2010 ] Njoftim për shtyp [ 09 Qershor, 2010 ] Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës. $j(document).ready(function($) { $j("#ticker01").show(); $j("#ticker01").jvStockTicker({interval: 42}); });

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›