E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian në Kosovë, Pieter Feith.

//

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Kosovë, Pieter Feith tha sot se: E ardhmja e Kosovës është shumë premtuese.

Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli zoti Feith tha se Shqipëria po bën lobim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shprehur mirënjohjen për gjithë mbështetjen e vazhdueshme të parlamentit dhe qeverisë së Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit tha se vlerësojmë punën e insitucioneve të Kosovës dhe i shprehu zotin Feith vlerësimin për punën dhe kontributin e tij personal dhe të dhe misionit të BE-së në Kosovë, si një kontribut shumë i rëndësishëm.

Zoti Feith dhe Kryetarja e Kuvendit ndanë vlerësimin se pavarësia e Kosovës është një process i pakthyeshëm dhe se, nga Shqipëria ashtu si edhe nga miqtë Europianë po bëhen të gjitha përpjekjet për rritjen e numrit të vendeve që njohin shtetin e ri.

Zoti Feith tha hapat e bëra nga institucionet e Kosovës, bashkëpunimi me fqinjët, forcimi i shtetit ligjor janë përpjekje shumë pozitive jo vetëm në zhvillimin e Kosovës por edhe në rrugën e saj drejt Europës.

Kryetarja e Kuvendit tha Shqipëria është në momente kur pret heqjen e vizave. Parlamenti ka miratuar të gjitha ligjet që janë pjesë e detyrimeve.

Duke u ndalur në reformat e bëra në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit tha se procedurat online dhe dixhitalizimi , ka bërë që lufta ndaj korrupsionit të jetë efikase dhe Shqipëria të ngjitet në klasifimimin e Transparency International.

Kryetarja e Kuvendit tha se, më vjen mirë që shkëmbimet parlamentare mes dy Kuvendeve janë intensifikuar dhe janë një model. Ne mbetemi të hapur dhe të gatshëm për një bashkëpunim edhe më të fortë me të gjithë përfaqësuesit e Kosovës.

Print

Email

Foto Galeri

më shumë

Live
Seancat Plenare Live

Video Galeri

$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",

frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",

bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}

swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}

Get the Flash Player to see this player.

më shumë

Lajme e fundit

Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet!
[ 13 Qershor, 2010 ]
Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave.

Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri".

Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve.

Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita".
[ 11 Qershor, 2010 ]
Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri.

Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro.
[ 10 Qershor, 2010 ]
Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes.
Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament.

Kuvendi mblidhet në seancë plenare
[ 10 Qershor, 2010 ]

Njoftim për shtyp
[ 09 Qershor, 2010 ]
Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës.

$j(document).ready(function($) {
$j("#ticker01").show();
$j("#ticker01").jvStockTicker({interval: 42});
});

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›