Procesverbal, datë 22.04.2010
//
Drejton mbledhjen:
Ilir Rusmali kryetar komisioni
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2. Seancë dëgjimore për propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për kandidaturën e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi.
Marrin pjesë:
Ilir Rusmali, Eduard Halimi, Arenca Trashani, Paulina Hoti, Ylli Lama, Astrit Bushati, Viktor Gumi, Gent Strazimiri, Fatos Hoxha, Edi Paloka, Mesila Doda, Enkelejd Alibeaj, Rajmonda Bulku (zëvendëson Dashnor Sulën), Lajla Përnaska (zëvendëson Aldo Bumçin)
Mungojnë:
Dashnor Sula, Nasip Naço, Aldo Bumçi, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj, Arben Isaraj, Damian Gjiknuri, Dashamir Peza, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi, Sajmir Tahiri, Shegush Ligori, Tom Doshi, Armando Subashi.
Të ftuar:
Irma Baraku kandidate për postin e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi.
HAPET MBLEDHJA
Miratohet procesverbali.
Ilir Rusmali Të nderuar kolegë,
Fillojmë mbledhjen e komisionit me seancën dëgjimore për propozimin e kandidaturës së komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi. Sipas ligjit nr. 10221, datë 04.02.2010 Për mbrojtjen nga diskriminimi, parashikohet që komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi propozohet nga një grup deputetësh dhe miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, parashikim i nenit 23 ky, i cili thotë: Komisioner mund të zgjidhet çdo shtetas shqiptar që plotëson kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë cilësi të larta morale dhe veprimtari të shquar në komunitet;
- Të ketë një diplomë universitare;
- Të ketë njohuri dhe veprimtari të shquar në fushën e lirive e të drejtave të njeriut dhe ligjit;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre plenare;
- Të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit, që bën propozimin ose zgjedhjen e tij.
Neni 25 parashikon që komisioneri zgjidhet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Në përputhje me dispozitat e këtij ligji, Kuvendit i është paraqitur propozimi për zonjën Irma Baraku, si kandidate e propozuar për postin e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi, nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Rregullorja e brendshme e Kuvendit parashikon që kompetencën për shqyrtimin e kandidaturës dhe propozimin për Kuvendin e ka Komisioni i Ligjeve. Zonja Baraku ka sjellë dokumentacionin shoqërues të kandidaturës, të cilin unë po e përcjell me radhë tek të gjithë ju për ta parë.
Fjalën e ka zonja Baraku, për të na bërë një prezantim të shkurtër të karrierës së saj profesionale.
Irma Baraku Përshëndetje të gjithëve!
Ju falënderoj për mundësinë që më dhatë për tu prezantuar sot përpara jush!
Unë quhem Irma Baraku. Aktualisht jam pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës, në të cilin kam filluar që prej vitit 1996 si pedagoge efektive. Gjatë kësaj periudhe e kam ushtruar mësimdhënien si pedagoge e lëndëve Filozofia e së drejtës dhe E drejta administrative, prandaj dhe mendoj se më tërhoqi pozicioni i këtij vendi që më është propozuar, pasi asnjëherë nuk jam shkëputur qoftë nga ana e juristes, qoftë nga aspekti i idealizimit të disa të drejtave që duhet të kemi.
Mendoj se kam një kualifikim të mjaftueshëm në të dyja fushat. E kam mbaruar Fakultetin e Filozofi-Sociologjisë në vitin 1992, ku jam diplomuar si punonjëse e filozofisë, ndërsa në vitin 1996 kam mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, ndërkohë që kam vazhduar dhe kam përfunduar studimet për Master në Fakultetin Juridik në Tiranë, si dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, po në Tiranë. Tani jam në periudhën përfundimtare të Doktoraturës pranë Fakultetit Juridik në Tiranë. Në këtë kuadër nuk jam shkëputur asnjëherë nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Tema ime e Masterit dhe e Doktoraturës përqendrohet tek e drejta për informim dhe mjetet e realizimit të saj. Gjatë periudhës së punës pranë Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër jam aktivizuar me një sërë organizatash, të cilat e zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë rajon. Për ti shërbyer kësaj kam marrë pjesë vazhdimisht në një sërë kursesh kualifikimi që kanë të bëjnë me përkatësinë gjinore, me problemet e integrimit në kuadër të kësaj përkatësie, me një sërë projektesh që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, të cilat janë prezente në rajonin e Shkodrës, si dhe me mbrojtjen e të drejtave, si eksperte ligjore, të banorëve të ardhur nga zonat përreth Shkodrës etj. Në këtë kuadër e kam zhvilluar edhe aktivitetin tim, i cili nuk është vetëm i karakterit akademik. Veprimtaria ime akademike është përkthyer në një sërë artikujsh, që janë botuar në buletinin e universitetit apo në kuadrin e projekteve dhe të konferencave kombëtare e ndërkombëtare që janë organizuar. Besoj se kam aftësi komunikimi, të cilat i kam shprehur në vazhdimësi jo vetëm me kolegët e mi, por edhe në aktivitetet që janë zhvilluar jashtë aktivitetit akademik, si dhe aftësi organizimi, sepse për një periudhë 4-vjeçare kam qenë drejtore departamenti pranë Fakultetit të Drejtësisë. Aktualisht, jam drejtoreshë në Qendrën e Trajnimit të Administratës Publike, e cila është krijuar pranë këtij departamenti, në kuadrin e projektit Tempus, në të cilin kanë qenë partnerë Universiteti i Shkodrës, Fakulteti i Shkencave Politike të Firences, Fakulteti i Gracit në Austri, si dhe Fakulteti i Athinës.
Ilir Rusmali Falemnderit!
Besoj se paraqitja e kandidaturës ishte mjaft e detajuar. Sigurisht që kolegët kanë mundësi ti drejtojnë kandidates pyetje jo vetëm rreth kandidaturës, por edhe rreth çështjes që ajo do të mbulojë në funksionin e saj të ri.
Kush ka pyetje?
Fjalën e ka zonja Trashani.
Arenca Trashani Falemnderit, zoti kryetar!
Falemnderit për praninë dhe për prezantimin që bëtë, zonja Baraku! Ky është një institucion që po krijohet për herë të parë në Shqipëri, ashtu siç u shpreh edhe kryetari. Në dijeninë time ju jeni marrë me të drejtat në lidhje me përkatësinë gjinore të pakicave. A mendoni ju se do të keni vështirësi, sepse do të ngrini në këmbë një institucion krejtësisht të ri? A mendoni se do ta bëni atë për një periudhë kohe më efektiv dhe më të vetëdijshëm për njerëzit që janë nën juridiksionin e këtij ligji?
Ilir Rusmali Falemnderit, zonja Trashani!
Cili është vizioni juaj?
Irma Baraku Atëherë, nga një konsultim paraprak që i kam bërë ligjit, shoh që ai të jep mundësi e një serë kompetencash, si dhe të cakton një serë detyrash e përgjegjësish. Vizioni im është konsolidimi i një strukture, e cila do ta zhvillojë aktivitetin e saj dhe do të jetë sa më efektive, në mënyrë që shërbimet që duhet tu ofrohen personave që janë subjekt i këtij ligji, të merren në mënyrën më të mirë dhe në nivelin më të lartë të mundshëm. Së dyti, pjesë e vizioni tim është edhe njohja sa më shumë e ligjit.
Besoj se shumë anë të ligjit Për diskriminimin nuk janë të njohura nga publiku. Ata janë bazuar vetëm në atë çka thuhet në media. Shihet se janë një serë subjektesh të këtij ligji që kanë nevojë për mbështetjen e një strukture të tillë, siç është Komisioneri për Mosdiskriminimin. Besoj se këto janë dy aspektet ku duhet të përqendrohemi. Me sa pashë unë, informimi i publikut është edhe një detyrim që ta vendos ligji. Kjo bëhet për ta bërë atë sa më të ndërgjegjshëm.
Ilir Rusmali Falemnderit!
Kam unë një pyetje, zonja Baraku: po shihja pak ligjin, i cili në objektin e punë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka përfshirë një gamë të gjerë fushash mbrojtjeje shumë të rëndësishme: barazia në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike arsimore dhe shoqërore etj. Pra, është një gamë shumë e madhe fushash mbrojtjeje. Ju, nga ana tjetër, individualisht, përfaqësoni denjësisht komunitetin e femrave në Shqipëri. Si njerëz të interesuar për gamën që mbulon komsioneri, a duhet të jemi të qetë që ju n