E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 10.05.2010

//

Drejton mbledhjen:
Ilir Rusmali kryetar komisioni

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2. Projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr. 8246, datë 01.10.1997 Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve..
Marrin pjesë:
Ilir Rusmali, Eduard Halimi, Paulina Hoti, Ylli Lama, Nasip Naço, Enkelejd Alibeaj, Viktor Gumi, Astrit Bushati, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Dashnor Sula, Fatos Hoxha, Mesila Doda, Arenca Trashani, Rajmonda Bulku (zëvendëson Edi Palokën).
Mungojnë:
Edi Paloka, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dashamir Peza, Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Shegush Ligori, Armando Subashi, Arben Isaraj, Ermonela Felaj, Tom Doshi.
Të ftuar:
Hasan Metuku përfaqësues i Këshillit të Ministrave.

HAPET MBLEDHJA

Miratohet procesverbali.
Ilir Rusmali Mirëmëngjesi, të nderuar kolegë!
Fillojmë mbledhjen e komisionit për ditën e sotme.
Sot, sipas axhendës së komisionit kemi për shqyrtim projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 8246, datë 01.10.1997 Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve.
Për të prezantuar këtë projektligj kemi këtu zotin Hasan Metuku, drejtor juridik i Këshillit të Ministrave.
Ia japim fjalën zotit Metuku, për të bërë parashtrimin e projektligjit.
Hasan Metuku Falemnderit, zoti kryetar!
Përshëndetje të gjithë anëtarëve të Komisionit të Ligjeve!
Amendimet e propozuara në këtë projektligj synojnë ndryshimin e varësisë së Institutit të të Përndjekurve Politikë nga Këshilli i Ministrave në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo bëhet për arsye të liberalizimit të funksioneve të Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave, si dhe në përputhje me ligjin nr. 9000, duke pasur parasysh se ky institut është ngritur në vitin 1997 dhe ligji Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave është miratuar më vonë.
Në thelb nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë do të vazhdojë të kryejë të njëjtat funksione që ka kryer deri më sot, por do të jetë në Ministrinë e Drejtësisë, pasi është menduar që ndjekja e veprimtarisë së përditshme të këtij institucioni është më pranë fushës në Ministrinë e Drejtësisë, duke qenë se në Ministrinë e Drejtësisë është edhe sektori i trajtimit të ankesave të kompensimit të ish të përndjekurve politikë.
Pra, kemi thjesht një transferim administrativ strukturor dhe nuk kemi të bëjmë me prekje të elementeve thelbësore të funksionimit të këtij institucioni, prandaj do të kërkonim miratimin e këtij projektligji.
Falemnderit!
Ilir Rusmali Falemnderit, zoti Metuku!
Fjalën e ka relatorja e komisionit, zonja Hoti.
Urdhëroni, zonja Hoti!
Paulina Hoti Falemnderit, zoti kryetar!
Të nderuar kolegë,
Në bazë të kalendarit të punës së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, sot jemi mbledhur për të diskutuar projektligjin Për disa ndryshime në ligjin Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve.
Në cilësinë e relatores, dua të përshëndes iniciativën e Këshillit të Ministrave për të bashkërenduar punën lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish të përndjekurve politikë të regjimit komunist.
Projektligji sjell vetëm ndryshimin e varësisë së këtij institucioni, i cili nuk do të jetë më nën varësinë e Këshillit të Ministrave, por të ministrit të Drejtësisë, pranë të cilit funksionon edhe sektori i Trajtimit të Kërkesave për Dëmshpërblimet e ish të Përndjekurve Politikë.
Iniciativa për bashkërendimin sa më të mirë të punës u shtohet iniciativave që u ndërmorën së fundi nga Instituti i Kujtesës për vendosjen e disa simboleve dhe ditës përkujtimore për ish të përndjekurit politikë, si dhe për ngritjen e një task force, e cila do të bënte të gjitha kërkimet dhe do të bashkërendonte punën për gjetjen e personave të cilëve nuk u janë gjetur ende eshtrat.
Përgëzimet e mia për punën e Këshillit të Ministrave, i cili në një kohë shumë të shkurtër mundohet tu japë përgjigje të gjitha kërkesave të kësaj shtrese të shoqërisë sonë.
Miratimi i këtij projektligji vjen si domosdoshmëri e ndryshimit të bazës ligjore. Në fakt, ligji nr. 8246 i vitit 1997 bazohet në dispozitën kryesore kushtetuese, ndërkohë Kushtetuta është miratuar në vitin 1998, kështu që baza ligjore e këtij ligji ndryshon me këtë projektligj, gjithashtu ndryshon edhe varësia e këtij institucioni.
Siç u tha edhe nga përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, me daljen e ligjit Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, disa institucione që kanë qenë në varësi të Këshillit të Ministrave ndryshojnë dhe kalojnë në varësi të ministrive të linjës. Këtu marrim si shembull edhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve. Gjithçka bëhet për bashkërendimin e punës dhe funksionimin sa më të mirë të këtyre institucioneve qendrore.
Siç u tha, në thelb nuk ndryshon asgjë nga ligji bazë. Projektligji sjell vetëm rregullimin e varësisë së këtij komisioni. Projektligji është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, prandaj unë do të propozoja miratimin e tij në këtë seancë.
Falemnderit!
Ilir Rusmali Falemnderit, zonja Hoti!
A ka pyetje nga kolegët? Nuk ka.
A ka diskutime në parim për këtë projektligj? Nuk ka.
Projektligji miratohet në parim.
Kalojmë te shqyrtimi i tij nen për nen.
Lidhur me nenin 1 të këtij projektligji, a ka pyetje, diskutime apo propozime alternative për të paraqitur? Nuk ka.
Neni 1 miratohet.
Neni 2. Neni që ndryshon varësinë e Institutit dhe e kalon atë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
A ka pyetje apo diskutime? Nuk ka.
Neni 2 miratohet.
Neni 3.
Zoti Metuku, a ka qenë institucion buxhetor më parë Instituti? A e ka pasur buxhetin e vet të ndarë?
Hasan Metuku E ka pasur si zë të veçantë në buxhetin e Kryeministrisë.
Ilir Rusmali A ka pyetje të tjera për këtë nen? Nuk ka.
A ka diskutime apo propozime alternative? Nuk ka.
Neni 3 miratohet.
Neni 4 Dispozitë kalimtare.
A ka pyetje apo diskutime për këtë dispozitë? Nuk ka.
Miratohet edhe Dispozita kalimtare.
Neni 5 Hyrja në fuqi.
Nuk ka pyetje. Nuk ka diskutime.
Miratohet edhe neni 5.
E hedhim në votim në tërësi projektligjin.
Kush është dakord me projektligjin? Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.
Miratohet projektligji edhe në tërësi.
Zoti Metuku, ju falënderoj që ishit sot me ne këtu dhe na ndihmuat të shqyrtojmë këtë projektligj!
Ju urojmë punë të mbarë në vazhdim!
Hasan Metuku Falemnderit, zoti kryetar!
Ilir Rusmali Të nderuar kolegë, kjo ishte çështja që kishim për të diskutuar në mbledhjen e sotme.
Nesër do të fillojmë shqyrtimin e projektligjit të ri Për kundërvajtjet administrative. Ndërkohë, edhe media është informuar se është paraqitur raporti i Prokurores së Përgjithshme në komision. Një pjesë e kolegëve e ka marrë raportin, ndërsa pjesa tjetër, që nuk e ka marrë, është e lutur ta marrë, sepse raporti është voluminoz dhe besoj se javën që vjen do të na duhet ta shqyrtojmë, kështu që duhet të keni kohë për tu përgatitur.
Ju falënderoj për pjesëmarrjen e angazhimin dhe ju uroj punë të mbarë!

MBYLLET MBLEDHJA

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", sc

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›