E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 25.02.2010

//
Drejton mbledhjen
Mark Marku NËNKRYETAR KOMISIONI

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2. Shqyrtimi i projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimit
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Mesila Doda, Adriana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Edi Paloka, Gjergji Papa
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
Të ftuar:
Ilia Paluka drejtor i Agjensisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional
Arjan Shahini përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
Dhimitër Bala - përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

HAPET MBLEDHJA

Miratohet proçesverbali i datës 17 shkurt 2010.
MARK MARKU Të nderuar kolegë, Sot do të vazhdojmë me shqyrtimin e projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimit. Jemi tek shqyrtimi I shtojcave. Fillojmë me shtojcën 1. përpara keni tableën e sjellë nga specialistët e Ministrisë së Arsimit sipas propozimeve dhe sygjerimeve tona, keni edhe tableën me propozimet e z. Ismail Lleshi. Znj Adriana është relatorja e këtij projektligji ndaj ja japim fjalën asaj.
ADRIANA GJONAJ Mendoj që tableën ta fillojmë nga cdo nivel sipas kolonave. Fillojmë me nivelin 8, kolona e arsimit të përgjithshëm. Propozoj të jetë: Doktoratë (Diplomë universitare për gradë shkencore).
Komisioni u shpreh dakort.
ADRIANA GJONAJ Niveli 7, arsimi i përgjithshëm ngelet siç është: Programe studimi Master(Diplomë universitare).
Komisioni u shpreh dakort.
Niveli 6, po tek kolona e arsimit të mesëm, bëhet: Programe studimi Bachelor (Diplomë universitare).
Kalojmë tek niveli 5, ngelet siç është. Niveli 4 bëhet: Matura e përgjithshme (Diplomë e Maturës Shtetërore)Programe studimi/Kurse kalimi (Dëftesë shkollore /certifikatë)Programe studimi/Kurse afat- mesme (dëftesë shkollore 3).
Komisioni u shpreh dakort.
Niveli 3, kolona arsim i përgjithshëm bëhet: Programe studimi deri dy vjet në arsimin e mesëm/Kurse afat-mesme (dëftesë shkollore 2).
Niveli 2, bëhet: Programe studimi 1 vit në arsimin e mesëm /Kurse afat-mesme (dëftesë shkollore 1)
Komisioni u shpreh dakort.
MARK MARKU Mbaruam me kolonën e parë, nuk do ti kthehemi më. Ismail je dakort?
ISMAIL HOXHA Jam dakort me përfundimet. Vazhdojmë me kolonën e dytë, Znj.Gjonaj ka punuar shumë dhe ka marrë parasysh diskutimet dhe sygjerimet tona. Po na doli ndonjë gjë rrugës flasim dhe diskutojmë.
ADRIANA GJONAJ Arsimi profesional, dmth. Kolona e dytë, niveli 8 do të jetë: Programe studimi / Kualifikim për specialist ekspert (Diplomë universitare për specializime apo kualifikime post master.
Niveli 7, do të shtohet post barchelor në fund dhe bëhet: Programe studimi/ Kualifikime e Specializime për menaxherë të lartë dhe për specialistë të lartë (Diplomë universitare profesionale për kualifikime apo specializime post Bachelor).
Niveli 6, kolona e arsimit profesional është ndryshuar dhe është riformuluar: Programe studimi profesionale Bachelor. Kualifikime për menaxherë dhe për specialistë (Diplomë universitare).
Niveli 5 siç është: Programe studimi deri në dy vjet pas arsimit të mesëm/Kualifikime për menaxherë të rinj dhe për teknikë të lartë deri në dy vjet pas arsimit të mesëm (Diplomë Profesionale).
Niveli 4, nuk ndryshon, qëndron: Matura profesionale (Diplomë e Maturës Shtetërore)
Programe studimi/Kurse kalimi(Dëftesë shkollore / Çertifikatë profesionale )Kualifikime për mbikëqyrës dhe për teknikë (Çertifikatë ).
Niveli 3 bëhet: Programe studimi/Trajnimi deri dy vjet për punëtor të kualifikuar(Dëftesa shkollore / Çertifikatë profesionale).
Niveli 2 nuk ndryshon: Program studimi/trajnimi 1 vit, për ndihmës ose punëtor gjysmë të kualifikuar (Dëftesë shkollore / Çertifikatë profesionale ).
Komisioni u shpreh dakort. ADRIANA GJONAJ Kalojmë tek kolona e tretë, formimi profesional. Niveli 5-6-7-8 do të jetë: Kurse specializimi bazuar në kërkesa profesionale, përftimi ose përditësimi i njohurive të reja ose kompetencave më të gjera (Çertifikatë Profesionale).
Kjo i përgjigjet nivelit 7-8
Kurse për menaxherë, specialistë dhe teknikë të lartë sipas niveleve të Arsimit Profesional (Çertifikatë Profesionale). Kjo i përgjigjet nivelit 5-6.
Niveli 4, nuk ndryshon: Kurse kalimi (Çertifikatë)Kurse specializimi bazuar në kërkesa profesionale, përftimi ose përditësimi i njohurive të reja ose kompetencave më të gjera (Çertifikatë kompetencash dhe Certifikatë për mbikëqyrës dhe teknikë.
Niveli 3, siç është: Kurse për puntor të kualifikuar (Çertifikatë për punëtor të kualifikuar).
Niveli 2 bëhet: Kurse Formimi/Trajnimi për ndihmës dhe puntor gjysëm të kualifikuar (Çertifikatë për ndihmës ose punëtor gjysmë të kualifikuar).
Me kaq kemi mbaruar me shtojcën 1.
MARK MARKU Jeni dakort?
Komisioni u shpreh dakort me shtojcën 1.
MARK MARKU Propozoj që me shtojcën 2 të vazhdojmë mbledhjen e ardhshme, pasi Adriana më kërkoi që ta rishikonte edhe një herë variantin që kanë sjellë specialistët. Mbledhjen e deklaroj të mbyllur.
Mbledhja deklarohet e mbyllur

Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›