Procredit Bank zgjat oraret e shërbimit
22/06/2009 Përgjatë sezonit veror
Procredit Bank shton për herë të parë oraret e shërbimit për klientët. Nga 08:30 e mëngjesit deri në 19:00 e mbrëmjes të gjithë klientët do të kenë mundësi të përfitojnë edhe një shumëllojshmëri produktesh dhe shërbimesh. Burime zyrtare të Procredit Banks bëjnë të ditur se synimi i tyre është për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve edhe në këto ditë të gjata të stinës së verës. Orari i shërbimit është zgjatur në disa prej degëve dhe agjencive që ndodhen në qytetet kryesore dhe turistike si Dega Tirana e Re, Piazza, Agjencia Komuna e Parisit në Tiranë, Dega Qendër Durrës, Dega Plazhi në Durrës, Agjencia Bulevard Vlorë, Dega Saranda, Dega Pogradeci. “Qëllimi ynë është që të ofrojmë një shërbim që i përshtatet kërkesave dhe nevojave të klientëve tanë. Përveç shërbimit 24 orë nëpërmjet rrjetit prej 69 bankomateve me shtrirje në të gjithë vendin dhe shërbimit internet banking, klientët tanë, duke veçuar këtu turistët dhe emigrantët, gjatë sezonit veror mund të kenë nevojë për një orar më të gjatë në dispozicion të tyre për kryerjen e shërbimeve bankare”, - thanë burimet. Mes tyre përfshihen shërbimet e këmbimit valutor, transfertat, tërheqjet apo depozitimet e fondeve, pagesa ndaj palëve të treta. Këtë verë vijon edhe larmia e produkteve dhe shërbimeve bankare.