E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke dënuar me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në kryeqytet.

Togat e zeza dënuan me 30 vite burg Andrew Boden, të dyshuarin si ekzekutor të 49-vjeçarit, dhe me 25 vite burg Albano Velon, 30-vjeçarin e arrestuar pak ditë pas ngjarjes.

Bode, akuzohet për veprat penale “vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje e armëve”, ndërsa Alban Velo për “vrasje me paramendim” në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi më 16 dhjetor 2022, kur Edmond Papa u qëllua me 9 plumba në rrugën “Fadil Bodinaku”. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendi i krimit. Hetimet zbuluan se vrasja ishte e mirëorganizuar dhe kishte motiv hakmarrjen.

Papa ishte një emër i njohur në biznesin e hotelerisë në Sarandë. Ai kishte precedent penal në Greqi për trafik droge dhe ishte i skeduar më parë edhe në Britaninë e Madhe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›