Testet te veshtira, do te ndryshoje niveli i pyetjeve
Minitestet e bera ne disa prej shkollave 9-vjecare, kane nxjerre konkluzionin se niveli i nxenesve le shume per te deshiruar. Me i theksuar, fenomeni eshte vene re ne lenden e Matematikes. Ne kete menyre, specialistet e AVA-s, kane menduar t'i hedhin edhe nje veshtrim nivelit te pyetjeve, per ta zbutur disi veshtiresine. Ne fakt, ne menyre konfidenciale, ata pranojne se pyetjet e pritshme nuk jane te veshtira, por eshte niveli i dobet i nxenesve, ai qe i ben te reflektojne. Duket se nxenesit e shkollave 9-vjecare, me se shumti dalin mire ne lendet qe nuk kane nevoje per perqendrim, pra ne ato qe edhe mund te mesohen permendsh. Keshtu, niveli ne letersi nuk ka rezultuar i dobet, po ashtu edhe ne histori, gjeografi, por edhe ne lende te tjera shoqerore. Kur vjen puna te lendet shkencore, gjithcka ndryshon. Nese nxenesve do t'u liheshin pyetje nga fondi i pergatitur, atehere ata mund te dalin shume keq. Megjithate, zgjidhja perfundimtare ende nuk eshte gjetur nga specialistet e Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve. Nje mendim eshte qe te zbatohet logjika qe u ndoq me maturantet. Behet fjale per hartimin e testeve te tyre me tre nivele veshtiresie. Me konkretisht, ne test do te kete hapesire per nxenesit e dobet, ata mesatare dhe nxenesit e mire dhe shume te mire. Ndaj kesaj menyre, kane pasur rezerva maturantet e mire te cilet per shkak te moskonvertimit te niveleve shprehen se rrezikojne te marrin te njejten note me maturantet e dobet.