E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho synon tituj më 2012

Koha për urime në shtëpinë e Real Madridit. Duke filluar nga presidenti Florentino Perez, i cili ka falënderuar tifozët për përkrahjen e tyre gjatë këtij viti dhe premtoi se “do të punojmë me përkushtim dhe me gjithë forcën tonë për të realizuar ëndrrat e gjithë popullit madrilen. Fuqia ekonomike na mundëson të vazhdojmë përmirësimin e skuadrës në vazhdimin e kësaj legjende që është Reali”.

Urimit të presidentit i është bashkuar edhe trajneri Jose Mourinho. “Duhet të vazhdojmë të jemi profesionistë seriozë dhe të respektojmë historinë e klubit për ndërtimin e një Reali të madh”, tha ai duke u zotuar se ekipi “ do të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje. Dhe sigurisht, vitin e ardhshëm synojmë të fitojmë edhe tituj të tjerë pas Copa del Rey më 2011”.

Pavarësisht dominimit të Barcelonës në La Liga, Mourinho theksoi se Reali ka arsye të mjaftueshme për tu ndjerë krenar me vitin që po e lejmë pas.

“Ekzistojnë shumë arsye për të qenë krenar nga ky vit. Ishte me rëndësi të përfundojmë vitin në krye të renditjes në mënyrë që të arrijmë objektiva të rëndësishme që na presin në vazhdim”, përfundoi Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›