E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, nis seanca dëgjimore për 12 kandidatët

TIRANË- Partia Socialiste organizon sot seancën dëgjimore me 12 kandidatët e përzgjedhur nga komisioni i saj Ad-Hoc për pozicionin e kreut të Avokatit të Popullit.

Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni nisi seancën, ku i kërkoi kandidatëve repsktim të kohës të prezantimit, ndërkohë që senaca dëgjimore për të përzgjedhurit, nisi rreth orës 10:15.

“Para nisjes së seancës është bërë edhe hedhja e shortit mes kandidateve, sa i takon radhës që do të shpalosin platformën”- sqaroi Gjermeni.
Kandidati i parë që nisi prezantimin ishte kandidati Ksenofon Kristafi, ndërkohë sipas shortit Sokol Hazizajt do të ketë radhën në fund për prezantimin e tij.

Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën që aspiron të kryejë. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.Dëgjesë publike e hapur për mediat, po zhvillohet pranë Universitetit Mesdhetar të Tiranës.

Burime nga Selia Rozë bëjnë me dije se faza e parë dëgjimore që do të mbyllet të enjten në mbrëmje datë 8. Dhjetor, faze e cila do të zhvillohet mbi bazën e shqyrtimit të dosjeve të paraqitura nga secili prej aplikantëve.
“Në fund të shqyrtimit, do të përzgjidhet një numër më i vogël kandidaturash që do të ftohen në dëgjesën publike të së hënës date 12 Dhjetor 2011. Shpallja e emrave të përzgjedhur do të bëhet në përfundim të mbledhjes së Komisionit Përzgjedhës të enjten mbrëma nëpërmjet faqes online të këtij konkursi”.

PS mendon që në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, i shquar për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale, e që të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin apo zgjedhjen e tij.

12 KANDIDATURAT
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›