E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në seancën dëgjimore për Avokatin e Popullit mungon populli

Tiranë- 12 kandidaturat e përzgjedhura nga komisioni i Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit kanë vijuar ditën e sotme me fazën e dytë të procesit, fazën dëgjimore me publikun dhe prezantimin e platformave.

Faza e dytë e përzgjedhjes është çelur nga deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni e cila u ka bërë thirrje kandidatëve që të paraqesin pikëmapjet e tyre brenda kohës së përcaktuar, lidhur me institucionin e Avokatit të Popullit.

Sipas procedures, do kanidat foli 15 minuta, kohë gjatë të cilës ata prezantuan idetë e tyre lidhur me mënyrën se si do ta drejtojnë këtë institucion të rëndësishëm.

Seanca dëgjimore në fakt ishte parashikuar një seancë publike, ku do të ishte e rëndësishme pjesëmarrja e publikut, i cili do të kishte mundësi të merrte pjesë drejtëpërdrejt në prezantimin e platformave të secilit kandidat për postin e Avokatit të Popullit. Por në sallën e një universiteti privat, ku u zhvillua séanca, mungonte pikërisht populli dhe auditorin e përbënin vetëm deputetët e Partisë Socialiste.

Një tregues ky i indiferencës shembullore të shoqërisë sonë, e cila edhe pse përplaset në dyert e këtij institucioni për një numër të pafund problemesh me të cilat përballet, duket krejtësisht oe painteresuar se kush do të jetë personi që do ta drejtojë atë.

Kandidatët për Avokatin e Popullit (sipas rëndit alfabetik)
1.     Artur             Lazebeu
2.     Besnik         Dervishi
3.     Bilal             Kola
4.     Blerta         Kraja
5.     Dëshira         Subashi
6.     Elisabeta         Imeraj
7.     Ermir             Dobjani
8.     Ksenofon         Krisafi
9.     Igli             Totozani
10.     Përparim         Kabo
11.     Qirjako         Qirko
12.     Sokol             Hazizaj

Shkrime të tjera me interes:

  1. PS shpall 33 kandidaturat për Avokatin e Popullit
  2. Mungon në seancën e riaftësimit, gjobitet Sanchez
  3. Përzgjedhja e Avokatit të Popullit, BE përshendet nismën e PS-së

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›