E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni, leter PS: U derguam listat e aplikuesve

Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, ne nje leter derguar Partise Socialiste per sqarimin e shqetesimeve te ngritura prej saj, sqaron se procesi i pajisjes se qytetareve pa pasaporte me leternjoftimin elektronik po ecen normalisht dhe ka ne dispozicion kapacitetet maksimale. Ne kete leter shkruhet se deri me date 29 Maj 2009, kane aplikuar 1 149 211 votues. "Ne, per te verifikuar sa prej tyre jane nga grupi i atyre pa pasaporte kemi hedhur ne sistemin e kontrollit deri diten e djeshme vetem 1 012 905 rekorde nga te cilat rezulton se 418 956 jane nga grupi i atyre pa pasaporte", sqaron Poni. Duke vijuar me tej, ai shprehet se krahasuar perqindjet qe zene numri i aplikimeve te votuesve pritshmeria per votuesit pa pasaporte qe kane aplikuar deri me 29 Maj 2009 eshte me shume se 460 000 votues. Bashke me kete leter eshte derguar lista emerore e votuesve pa pasaporte te cilet kane aplikuar per leternjoftimin elektronik dhe listen emerore te votuesve pa pasaporte te cilet nuk kane aplikuar ende per leternjoftimin elektronik. Ndersa sapo te kene nga koncensionari listen e votuesve pa pasaporte qe kane terhequr leternjoftimin do t'ua vene ne dispozicion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›