Doganieri: Nuk kam vulosur fletehyrje
Fier - Doganieri i arrestuar per falsifikim nga policia e Fierit mohon akuzat gjate mases se sigurise ne gjykate. Edhe pse Enkeled Rexha, nga Durresi, pretendoi se vulen ne dokumentin fletehyrje te nje mjeti nuk e kishte vene ai, Gjykata e Faktit ka dhene masen e vleresimit "arrest me burg" ne nje seance te pershpejtuar e ne masa te larta sigurie. Prokurori i ceshtjes, Petrit Vukaj, ka lexuar provat rreth falsifikimeve te bera prej te ndaluarit te dyshuar. Ai pohoi se behet fjale per nje fuoristrade tip "BMW", me targa FR 1373 C, e cila tashme eshte nen pronesi te Ylli D., ndersa figuron e vjedhur ne Zvicer dhe fletehyrja eshte prere ne doganen e Vlores, ne kohen qe Enkeled Rexha ka punuar ne kete institucion. Makina ka qendruar ne ambientet policore per 13 dite, ku eshte verifikuar dhe me pas eshte shitur. Avokati mbrojtes i ish-doganierit, Kujtim Sina, ka pohuar se klienti i tij nuk ka dore ne keto falsifikime. Sipas pales mbrojtese, shkrimi ne dokument si fletehyrje mund te jete i Rexhes, por ne zyre punonin edhe pese persona te tjere dhe vula mund te jete vene nga cilido prej tyre. Rexha u ndalua tri dite me pare nga policia e Fierit per vepren penale te "falsifikimit".
Xh.B