E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët ankohen te rusët

Udhëheqja e Partisë Radikale të Serbisë (SRS) ka kërkuar të martën nga Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin, rol më të madh të Rusisë lidhur me çështjen e Kosovës.

Në takim, radikalët kanë shprehur shqetësimin e tyre për paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me vendosjen e ligjshmërisë në pjesën veriore të vendit, që kontrollohet nga struktura paralele të financuara nga Beogradi zyrtar.

“Është diskutuar për situatën në Kosovë, veçanërisht duke marrë parasysh zhvillimet në komunën e Shtërpcës dhe paralajmërimin e Hashim Thaçit për komunën e Mitrovicës, Leposaviqit dhe Zubin Potokut”, thuhet në kumtesën e SRS’së, sipas medieve serbe.

Në takim është shprehur qëndrimi i përbashkët se problemet në Kosovë duhet zgjidhur në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, thuhet tutje në kumtesë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›