“9 janari”, hetime për gomonen e dytë
05/12/2004 TIRANË -Dilema për tragjedinë e 9 janarit, vazhdon. Mundësia e një gomoneje të dytë në ujërat e detit Jon, është rikthyer në hetim. Njëri prej pronarëve të “gomones së vdekjes”, është shfaqur para drejtësisë me anën e një letre të shkruar e dërguar nga Italia. Vendi ku ndodhet Viron Robaj, i akuzuar si njëri prej pronarëve të gomones, është kthyer në objektin e hetimeve të Prokurorisë. Hetuesit kanë hedhur në letër dy pista të hetimit, sipas të cilave njëra mënyrë me të cilën është larguar Viron Robaj nga Shqipëria, është një gomone e dytë e cila mund të ketë udhëtuar natën e 9 janarit drejt brigjeve italiane. Ndërsa versioni i dytë zyrtar i hetimeve, është largimi i pronarit të gomones nga Shqipëria, me anë të falsifikimit të dokumentave dhe ndryshimit të identitetit, pak kohë pasi në ujërat detare të Karaburunit, kishin humbur jetën më shumë se 20 persona dhe të zhdukeshin pa gjurmë, shtatë të tjerë.
Gomonia e dytë!
Udhëtimi i një mjeti të dytë lundrues (gomone) nga brigjet shqiptare drejt Italisë, është pista kryesore e verifikimeve që kanë fillur, pas konfirmimit se pronari i gomones së 9 janarit, ndodhet në Itali. Brenda kësaj piste, dy janë mundësitë që janë marrë në konsideratë nga hetimi. Gomonia e dytë me pronarin e saj në bord (Viron Robaj), mund të ketë udhëtuar natën e tragjedisë drejt brigjeve italiane, ose pak kohë pas tragjedisë. Hetuesit thonë se kjo lëvizje mund të jetë kryer pas shuarjes së shpresave për gjetjen e të mbyturve, pasi udhëtimi me gomone gjatë kërkimeve për viktimat e 9 janarit, ka qenë i pamundur për shkak të pranisë së policisë dhe ushtrisë në brigje dhe në det. Këto versione, janë dyshimet kryesore për procesin e hapur të hetimit, që i përket mënyrës së largimit të Viron Robajt nga Shqipëria, pasi dosja “9 janari” është drejt përfundimit të gjykimit.
Largimi
Pika ku bashkohen të gjitha versionet hetimore, është se largimi i Viron Robajt nga Shqipëria ka qenë i paligjshëm. Kjo ose me anën e një gomoneje të dytë, ose me anën e falsifikimit të dokumentave dhe identitetit dhe me kalimin me rrugët e zakonshme të udhëtimit drejt Italisë. Por mundësia e falsifikimit të dokumentave dhe udhëtimit me traget, është hedhur poshtë nga pala italiane, e cila nuk ka konfirmuar një kalim të tillë. Gjatë kontakteve me palën shqiptare, italianët kanë pohuar se fotografia e Viron Robajt gjendej në stacionet policore të porteve ku mbërrijnë tragetet, por i kërkuari nuk është vënë re nga policia. Hetimet e filluara ditët e fundit, përfshijnë edhe disa verifikime që po kryhen në Greqi dhe në Mal të Zi. Greqia ka qenë vendi ku është blerë gomonia e 9 janarit, ndërsa Prokuroria zotëron informacione sipas të cilave tregu ilegal i gomoneve me Shqipërinë, ekziston edhe në Mal të Zi.
Jam në Itali, dua të dorëzohem
Letra e shkruajtur nga pronari i gomones së 9 janarit, ka mbërritur në zyrën e Kryeprokurorit të Vlorës Petrit Çano dhe Kryetarit të Gjykatës së këtij qyteti. Fjalët e rradhitura nga i kërkuari, shprehin pendimin e tij dhe dëshirën për të dëshmuar për organet gjyësore, nëse ato i garantojnë lehtësirat ligjore. Viron Robaj, i cili akuzohet dhe gjykohet në mungesë për procesin “9 janari”, është shprehur i gatshëm të shkojë në qelitë e burgut, nëse drejtësia i garanton qëndrimin për një kohë të shkurtër atje. Prokuroria nuk ka ofruar asnjë garanci, pasi çështja është në gjykim dhe gjithçka vendos trupi gjykues, ndërsa Kryetari i Gjykatës së Vlorës, është shprehur se Viron Robaj, kërkon ti shpëtojë dënimit dhe jo të paraqitet para drejtësisë për të dëshmuar. Robaj, ka shprehur në letër keqardhjen e tij, dëshirën për të dëshmuar të vërtetën e ngjarjes dhe vendin e ndodhjes së tij, në Itali.
Hetimet e Prokurorisë
Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 14 të dt. 10.01.2004 në ngarkim të personave përgjegjës që organizuan trafikimin e klandestinëve në drejtim të Italisë në datën 9 janar, nga ku erdhi si pasojë vdekja e 21 prej tyre.
Janë dërguar për gjykim të pandehurit:
1- Viron Robaj - Arrest në burg në mungesë
2- Elton Tafili - Arrest në burg në mungesë
3- Altin Beluli - Arrest në burg në mungesë
4- Hysni Tafili - Arrest në burg në mungesë
Të pandehurit janë pronarë të gomones
5- Nazmi Hyka – arrest në burg në mungesë
6- Cukal Delia - arrest në burg në mungesë
7- Zef Marku - arrest në burg në mungesë
8- Clirim Sykaj – gjendje arresti në burg
Të pandehurit kanë gjetur dhe organizuar transportin e klandestinëve nga Shkodra në Vlorë
9- Arben Rokaj – gjendje arresti
10- Albert Alliu - gjendje arresti
Të pandehurit kanë drejtuar gomonen me klandestinë
Akuza: Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim fitimi, në bashkëpunim, neni 298/3-25
11- Sami Hyka – gjendje arresti
12- Zamir Podgorica - gjendje arresti
Të pandehurit kanë transportuar klandestinët nga Shkodra në Vlorë
13- Servet Besho – gjendje arresti
Ka transportuar klandestinët me mjetin e tij furgon nga qyteti i Vlorës në vendin e nisjes së gomones
Ndaj të pandehurve:
Elton Tafili
Hysni Tafili
Altin Beluli
Arben Rokaj,
Është vendosur sekuestro mbi pasuritë e tyre.
Gjithashtu, Prokuroria e Vlorës është duke vazhduar hetimet mbi veprimet apo mosveprimet e strukturave shtetërore që kanë patur për detyrë evitimin e incidentit.
Akuza:
1- Kalim i paligjshëm i kufirit, organizuar me qëllime fitimi në bashkëpunim, neni 297/2-25
2- Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim, neni 298/3-25