Prodi: Nuk e dija që Zani vinte nga bota e krimit
“Nuk e dija se truproja im shqiptar, Zani Çaushi, vinte nga bota e krimit”. x
“Nuk e dija se truproja im shqiptar, Zani Çaushi, vinte nga bota e krimit”. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë një interviste të dhënë për një televizor lokal në kryeqytet në lidhje me shoqërimin e bërë nga i forti i Vlorës, në mars të vitit 1997. Pyetjes së gazetarit të emisionit, nëse ishte aspak e këndshme prania e njerëzve të botës së krimit, Prodi e ka cilësuar si normale nisur nga situata kaotike që po përjetonte Shqipëria. “Jo, nuk ishte aspak e pakëndshme. Jo, jo, bodigardët e mi ishin 12 parashutistë italianë, pra ishin pak. Pastaj duke parë fotot, 10 ditë më pas më thanë, por shikoni se këta që janë afër teje ishin përfaqësues të botës së krimit. Por unë nuk e dija, ndaj kam qenë shumë i qetë. Ju e dini mirë sesi ishin ato ditë. Ditë dramatike në të cilat unë besoj dhe se kam rrezikuar, d.m.th nëse në ato momente t’i nuk jep ndjesinë se i qëndron afër një populli në vështirësi, nuk ke legjitimitetin për të dialoguar. Ndaj unë erdha në Vlorë ku ishte një konfuzion i jashtëzakonshëm”, deklaroi Prodi. Më pas ai shton se, “dola në një ballkon dhe fola, njerëzit qëllonin me kallashnikovë, këndonin, bërtisnin. Dhe pastaj nga fotot që pashë në mediat italiane mësova se ata ishin përfaqësues të keqbërësve, por unë nuk e dija, ndaj nuk kisha pse të ndihesha i turpëruar për një gjë që askush nuk e dinte, ose për diçka që askush të paktën nuk na tha”. Ish-presidenti i BE-së, duke kujtuar për Shqipërinë thekson se, “nuk do të harroj kurrë, se zhvillime dramatike kanë qenë varrimet më 1998, pas tragjedisë të së premtes së shenjtë të anijes së mbytur, kur janë gjetur trupat, dhimbja e një qyteti të tërë. Kjo është gjëja që nuk do ta harroj kurrë. Pikërisht në këtë moment ndihemi më afër, ndihet se kemi diçka të përbashkët”. Prodi shprehet se Shqipëria duhet ta kërkojë politikisht dhe madje me forcë anëtarësimin në BE.