E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodi merr perkohesisht postin e Ministrit te Drejtesise

Kryeministri Romano Prodi, i cili mori dje perkohesisht pergjegjesine e Ministrise se Drejtesise pas doreheqjes se Klemente Mastella, deklaroi se synonte ta mbante postin per nje kohe te shkurter dhe theksoi se mund t'ia dorezonte sa me pare postin liderit te partise ''Udeur". "Behet fjale per nje kohe te shkurter, qe t'i lejoje Mastelles te rimarre postin e tij", deklaroi Prodi gjate nje intervali ne Dhomen e Ulet. Mastella dha dje doreheqjen pas njoftimit se ishte nxjerre nje mandat arresti per bashkeshorten e tij, Sandra Lonardo dhe perpara se te merrte vesh se edhe ai vete po hetohej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›