Moska do t'i rishikoje marredheniet me Ukrainen nese hyn ne NATO
Rusia do t'i rishikoje marredheniet e saj me Ukrainen nese kjo ish-republike sovjetike hyn ne NATO, paralajmeroi sot ambasadori rus ne Kiev, Viktor Tchernomyrdine. "Ne bashkepunojme shume me Ukrainen, perfshi edhe ne sektore te ndjeshem. Ne do t'i rishikojme marredheniet tona, nese Kievi hyn ne NATO", paralajmeroi ambasadori i cituar nga Interfax. "Ne nuk mund te themi ukrainasve: mos hyni ne NATO. Se si veprojne, me ke bashkepunojne, ke duan, kjo eshte pune e tyre", komentoi Tchernomyrdine. Ai vleresoi gjithsesi se drejtuesit ukrainas duhej te mbanin parasysh opinionin publik, aktualisht kunder hyrjes ne Aleancen Atlantike, dhe te organizoje nje referendum lidhur me kete ceshtje. "Ata duhet te kerkojne fillimisht mendimin e popullit, gjate nje referendumi", vleresoi Tchernomyrdine.
Ukraina sapo ka kerkuar zyrtarisht te bashkohet ne prill me Planin e veprimit, qe ka si qellim hyrjen ne NATO, etapa e fundit perpara hyrjes ne kete organizate.