E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamanlis do te zhvilloje nje vizite te pazakonte ne Turqi

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis do te zhvilloje javen e ardhshme nje vizite ne Turqi, vizita e pare zyrtare e nje kryeministri grek ne vendin e madh mysliman qe prej vitit 1959, per te cilen qeveria greke deklaroi sot se ishte pjese e politikes se saj per forcimin e marrdhenieve dypaleshe. Konstantin Karamanlis, xhaxhai i kryeministrit aktual, ishte kryeministri i fundit i Greqise i cili vizitoi Turqine ne rolin e tij zyrtar, edhe pse vizita jozyrtare jane zhvilluar disa here qe prej asaj kohe.

"Qeveria greke synon permiresimin e vazhdueshem te marredhenieve midis dy vendeve dhe ne po punojme per arritjen e ketij objektivi", deklaroi per gazetaret zedhenesi i dyte i qeverise, Evangelos Antonaros. Gjate vizites qe do te zhvillohet me 23-25 janar, Karamanlisi do te shkoje ne Ankara dhe Stamboll.

Marredheniet midis dy vendeve anetare te NATO-s jane permiresuar qe pas tensioneve te ashpra te vitit 1996 lidhur me nje ishull te shkrete ne Egje, por nderkohe ekzistojne mosmarreveshje lidhur me ceshtjen e ishullit te Qipros dhe pakicat. Greqia deklaron se mbeshtet synimet e Turqise per t'u anetaresuar ne Bashkimin Evropian, nese Ankaraja do te permbushte detyrimet e saj ndaj bllokut 27-anetaresh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›