E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsumi ditori i energjisë elektrike shkon në 17.9 milionë kw/h



Konsumi ditor i energjisë elektrike nga konsumatorët në të gjithë vendin arriti në 17.9 milionë kilovat-orë dje. Sipas KESH-it, "prodhimi ditor i energjisë elektrike nga HEC-et arriti në 13 milionë kwh/dita, ndërsa importohen 4.9 milionë kwh/dita". Në krahasim me muajin shkurt konsumi i energjisë elektrike ka një rënie prej 500 mijë kilovat-orësh në ditë. Burimet nga KESH-i bënë të ditur se situata hidrike në liqenet e HEC-eve mbi Drin paraqitet e mirë, si pasojë e shkrirjes së dëborës dhe reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, por dhe mirrëmenaxhimit të kaskadës së HEC-eve. Niveli i liqenit të Hidrocentralit të Fierzës gjatë ditës së djeshme arriti në 293.7 metra, ndërsa prurjet llogariteshin në 700 m3/sek. Prurjet e ujërave janë rritur gjithashtu edhe në liqenin e HEC-it të Komanit, duke arritur 170 m3/sek, ndërsa niveli i liqenit ishte 172.7 metra. në Vaun e Dejës prurjet shkuan 70 m3/sek dhe niveli i ujit arriti në lartësinë 74.3 metra.

1 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›