Për peshk në Malin e Zi, në “rrjetë” 8 nga Malësia e Madhe
12/04/2012 Dy minorenë, policia i gjobit 1 mijë euro secili
MALI I ZI- Vetëm se kishin kaluar disa metra nga kufiri ujor, 8 peshkatarë nga rrethi i Malësisë së Madhe janë ndaluar nga policia malazeze në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Burimet nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se këto ndalime janë kryer nga policia kufitare malazeze në kohën kur peshkatarët ishin duke peshkuar me varkat e tyre në ujërat e shtetit fqinj. Ndërkaq, ndalimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, në kufirin mes Hanit të Hotit dhe doganës malazeze. Nga njoftimet e deritanishme të policisë shqiptare është mësuar se policët malazezë kanë bërë shoqërimin e 8 peshkatarëve, të moshave nga 14 deri në 53 vjeç. Mësohet se mes peshkatarëve të ndaluar janë edhe 2 minorenë, 17-vjeçari H.A, dhe një 14-vjeçar. Ndërkohë policia bën të ditur vetëm inicialet e peshkatarëve të tjerë, të cilët janë: E.SH, 24 vjeç, F.V, 21 vjeç, F.V, 22 vjeç, E.H 18 vjeç, K.H., 24 vjeç dhe Y.Ç, 53 vjeç. Atyre u janë sekuestruar 4 varka, mjetet e peshkimit dhe u është vendosur një gjobë prej 1 mijë eurosh secilit. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar objektet lundrimi, por edhe mjete për peshkim. Sipas policisë malazeze, ndalimi i peshkatarëve u bë gjatë ushtrimit të kontrollit në liqenin e Shkodrës me qëllim për të parandaluar gjuetinë e paligjshme të peshkut gjatë kohës që në fuqi është urdhri për ndalim gjuetie. Autoritetet e Malit të Zi e kanë ndaluar peshkimin nga data 1 prill deri më 1 qershor, 15 ditë më përpara shtetit shqiptar. Peshkatarët që janë të gjithë nga Malësia e Madhe dhe deri dje pasdite mbaheshin në ambientet e postës kufitare malazeze. Gjatë paradites, në prefekturën e Shkodrës është zhvilluar një takim me strukturat përkatëse për të zbatuar urdhrin e ndalimit të gjuetisë së peshkut në liqenin e Shkodrës, pasi kjo është periudha e shumimit të tij. Në këtë takim, përgjegjësi i trupës së rojeve liqenore ka kërkuar që bashkëpunimet që shkruhen në letër të realizohen në praktikë. Avenir Haxhia ka deklaruar se efektivat që ai drejton janë të pakët në numër dhe nuk kanë mjete për të patrulluar gjithë pjesën shqiptare të liqenit për të mos lejuar peshkimin. Ndërsa drejtori i policisë kufitare të Shkodrës, Akil Kalo, ka theksuar se kjo polici ka ndërhyrë në një rast duke çuar në Prokurori për procedim dy persona pasi janë kapur duke peshkuar afër vijës së kufirit, ku nuk lejohet, ndërsa u është sekuestruar varka, 300 m rrjetë dhe motori i varkës.