E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 18-vjeçarit, arrestohet vëllai dhe xhaxhai

12/04/2012  Ngjarja 4 vite më parë, autorët e dogjën trupin pasi e masakruan

LUSHNJE- Vrasja e një të riu, vetëm 18 vjeç, rreth katër vite më parë është zbuluar dje nga policia e Lushnjës duke prangosur si autorë, vëllain dhe xhaxhain e viktimës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 7 gusht të vitit 2008 në fshatin Grabian të Lushnjës dhe mbart një tragjedi të madhe pasi autorë janë njerëzit më të afërt të gjakut të viktimës Taulant Hamzai. Blutë lushnjar kanë sqaruar dje në orët e pasdites se pas dokumentimit të plotë ngjarjes janë arrestuar Myslym dhe Zabit Hamzaj.

Ngjarja

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga dje dy persona të akuzuar për vrasjen e një 18-vjeçari në vitin 2008. Gjatë aksionit të koduar “Kthesa e Grabianit”, blutë e Lushnjës thanë se bënë të mundur zbulimin e vrasjes së Taulant Hamzait, asokohe vetëm 18 vjeç. Viktima është gjetur i vrarë në 7 gusht të vitit 2008, ndërsa të arrestuarit për ngjarjen janë shtetasit Myslym Hamzai 32 vjeç dhe Zabit Hamzai 59 vjeç, përkatësisht vëllai dhe xhaxhai i viktimës. Po sipas burimeve policore mësohet se vrasja makabre ka ndodhur pas një grindjeje mes viktimës dhe vëllait e xhaxhait të tij të cilët më pas e kanë masakruar me mjete rrethanore dhe në përpjekje për të fshehur gjurmët kanë djegur trupin pa jetë të të riut Taulant Hamzai. Policia ka mundur ta zbardhë dhe ta dokumentojë këtë ngjarje pas 4 vitesh dhe sipas policisë së Lushnjës, ndaj dy të arrestuarve, M. Hamzai dhe Z. Hamzai rëndon akuza për vrasjen e të riut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›