Dekretet, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Topit
Tiranë- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Presidentit, Bamir Topi, mbi dekretet për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Me 6 vota pro dhe 3 kundër ka rrëzuar pretendimet e kreut të shtetit i cili ka disa muaj që është në një përplasje ligjore me Kuvendin.
Kërkesa e Topit kishte të bënte me ndarjen e kopetencave mes Kuvendit dhe Presidentit pasi Kuvendi nuk kaloi në votim dekretet e tij për disa nga emrat e propozuar, duke arsyetuar se se nuk ishte konsultuar dhe se procesi nuk ishte transparent.
Sipas Topit vendimi i marrë nga Kuvendi bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2001, sepse Kuvendi nuk mund të vendosë për kufizim apo zgjatje mandati, por vetëm të votojë ose jo emrat e propozuar.