Qytetarët të blejnë bono thesari

Në këto kushte, Zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda, i bën apel individëve që të marrin pjesë në këtë ankand, pasi vlera e ankandit për bono thesari nga 1.8 milion euro që shënoi në dhjetor të këtij viti është rritur aktualisht në muajin gusht në 4.8 milion euro. Çdo individ mundet të investojë në bono thesari.
Mjafton një shumë prej 300 mijë lekësh e bllokuar në një nga bankat shqiptare dhe secili mundet të fitojë interesat që ofrojnë bonot e thesarit pa marrë përsipër asnjë rrezik. Pjesëmarrësit në ankandet për bono thesari janë: bankat, institucione financiare ose jofinanciare, si dhe individë vendas apo të huaj. Bonot e thesarit janë një alternativë investimi.
Kështu, individi mund të krahasojë interesin e depozitave bankare me interesin e bonove të thesarit dhe të vendosë se ku do t’i investojë paratë e tij: do t’i lërë në bankë në formën e depozitës apo do të blejë bono thesari. Investitorët blejnë bono thesari me një çmim blerjeje që është më i vogël se vlera nominale. Diferenca midis vlerës nominale dhe çmimit të blerjes është interesi i fituar. Duke folur për nivelin e borxhit në vend, Haldeda tha se ai vijon të jetë në bazë të parametrave të parashikuara në ligj. /Start/
2012-08-10 11:36