“Robin Hood” premierë botërore në “Millenium”
Një aventurë dhe një dramë sentimentale do të pushtojnë këtë javë ekranin e madh të kinema “Millenium”. Premiera botërore “Robin Hood” do të vijojë me projeksionet e saj në datën 14 maj, ndërsa përpara kësaj aventure, me datë 12 maj ekrani do të hapet edhe për një dramë të fortë siç është “Remember me”. Të dy filmat e javës në kalendarin e projeksioneve janë prodhime të fundit të Hollivudit. “Robin Hood” është një superprodhim që mban firmën e regjisorit të njohur Ridley Scott dhe që ka për protagonistë aktorë mjaft të njohur si Russell Croëe dhe Cate Blanchett përkatësisht në rolet e Robin Hood dhe Lady Marian. Natyrisht që pika e fortë e filmit mbetet personazhi dhe historia e tij e marrë hua nga letërsia, por e sjellë në celuloid me një këndvështrim të ri. Ndërsa fansat e kinemasë së impenjuar në konfliktet sociale apo dramat e individit mund të shijojnë një film tashmë të testuar për mirë si nga kritika dhe nga publiku. “Remember me” është historia e një djali që shkon kundër rrymës e që duket se nuk i vjen aspak për shtat as koha dhe as shoqëria. Një konflikt atë-bir është në fokus të filmit, ndërsa ndryshimi i madh për protagonistin, e interpretuar nga Robert Pattinson, vjen nga një takim i rastësishëm që shndërrohet thuajse në portën e lumturisë.
11 Maj 2010