Profesor Kostaq Cipo atdhetari demokrat, shkencëtari, me kontribute të spikatura në gjuhësi
In Memoriam
Profesor Kostaq Cipo perfaqeson atdhetarin demokrat, shkencetarin, pedagogun, intelektualin erudit me kontribute te spikatura ne dobi te shoqerise shqiptare.
Formimi, kultura dhe orientimi perendimor te ndikuara fuqishem dhe nga tradita e treves se origjines, Elbasanit, si dhe ndihmesa e tij e vyer ne lemin e arsimit dhe shkences, e bejne Cipon nje figure emblematike te botes akademike shqiptare, e vene ate ne radhet e para te panteonit te kultures shqiptare.
Ne vitin 1918-1921 Cipo ndjek studimet e larta ne fakultetin e Filologjise te Universitetit te Romes. (Studimet e para dhe ato te mesme i kryen ne vendlindjen e tij ne Elbasan)
Ne kete periudhe ai shquhet si letrar.Shkrimet e para i botoi ne gazeten “Kuvendi” te Romes ne vitin 1918. Ato do te vijojne edhe ne gazeten “Shkumbini” te Elbasanit e ne organe te tjera te kohes. Ai harton artikuj kushtuar disa prej figurave me te shquara te letersise se Rilindjes Kombetare si Naim Frasheri e Jeronim De Rada, botuar ne “Kuvendi” me pseudonimin “Scampensis” (elbasanasi). Ne gazeten “Shkumbini” Cipo boton disa shkrime mbi folklorin arberesh.
Qe ketu ne shohim prirjet e tij intelektuale e krijuese, interesat e gjera letrare e shkencore. Predispozitat e tij te shumaneshme do te zgjeroheshin vazhdimisht. Perpjekjet e Cipos per te depertuar ne historine e letersise e te kultures shqiptare do te rezultojne te frytshme.
Ne gjuhesi autori do te priret nga njohja e lidhjeve gjenetike te shqipes me ilirishten. Ai do te kundroje shqipen edhe ne krahasim me gjuhet lashto-greke, persiane e latine. Pergatitja e tij filologjike eshte e lidhur ngushte dhe e harmonizuar me se miri me dijet e qendrueshme qe zoteronte edhe ne shume fusha dijeje e arti si historia, letersia, etj.
Ne vitin 1921 K. Cipo kthehet ne atdhe dhe fillon veprimtarine e tij si mesues i gjuhes amtare ne Normalen e Elbasanit. Me pas ai transferohet si mesues i gjuhes shqipe ne gjimnazin e Shkodres, ndersa duke filluar nga viti 1925 deri ne vitin 1939 punoi si profesor i shqipes dhe vitin e fundit si zv/drejtor administrativ i Liceut te Korçes.
I njohur eshte qendrimi atdhetar i Cipos ne periudhen e pushtimit fashist, kur nuk denjoi te merrte pjese ne manifestimet qe do te zhvilloheshin me rastin e ardhjes ne Korçe te Mekembesit te Mbretit te Italise, Jakomonit. Pergjigjja e tij ndaj autoriteteve ishte e guximshme: “Jam ne pushime e nuk mund te merrem me keto pune”. Pas kesaj Cipon e internojne ne Colfiorito te Apenineve ne Itali, ku qendroi dy vjet e gjysme (1939-1941).
Pas çlirimit, gjate viteve 1945-1946 ai ushtroi funksionin si minister i arsimit. Per dy legjislatura ai zgjidhet edhe deputet ne kuvendin popullor.
Megjithate raportet e tij me regjimin ishin dukshem formale.
Mbi te gjitha Cipo eshte pedagog i talentuar, shkencetar me diapazon te gjere mendimi, i pajisur me inteligjence te rralle, i shquar per metoda e kritere te rrepta shkencore ne kerkimet filologjike, me aftesi te veçanta per te shtruar diskutime e deduksione gjuhesore. Cipo punon me pasion e deshire per t’u admiruar edhe ne lamije te parrahura sa duhet: trajton ne shkencen gjuhesore shqiptare çeshtje te reja. Keto na bejne qe me plot te drejte ta cilesojme ate si nje nder pionieret e filologjise se re shqiptare. Ai kontribuon per zgjidhjen e problemeve teorike e praktike ne drjtshkrimin e shqipes, duke u bazuar ne strukturen fonetike te saj, ne perdorimin e trajtave morfologjike (gramatikore) duke synuar afrimin e dy dialekteve. Merr pjese aktive ne hartimin e udhezuesve drejtshkrimore (1948). Eshte bashkautor me profesoret A.Xhuvani, E.Çabej ne udhezuesin “Ortografia e gjuhes shqipe” (1951). Cipoja drejton edhe komisionin hartues te Fjalorit te gjuhes shqipe, qe u botua pas vdekjes se tij me 1954. Ky eshte fjalori i pare shpjegues i gjuhes shqipe, ndertuar mbi baza shkencore, me perkufizime per çdo fjale, me zberthime e ilustrime te kuptimeve te tyre.
Perveçse kryeradaktor i Fjalorit te pare shpjegues te gjuhes shqipe, Cipo botoi artikuj, studime, tekste e vepra me peshe per arsimin dhe gjuhesine shqiptare.
Albanologu i njohur austriak Maksimilian Lambertz, perktheu ne gjermanisht broshuren “Ortografia e gjuhes shqipe” te Institutit te Shkencave ne vitin 1951. Kjo veper perdoret prej vitesh ne universitete te ndryshme te Austrise e Gjermanise ne ato qytete ku ka katedra te gjuhes shqipe. Seminare te shqipes dhe Institute studimesh shqiptare si ne Vjene, Grac, Lajpcig, Berlin, Mynih etj. Cipo shfaqet si vezhgues e studiues i mprehte sidomos ne fonetike e sintakse. Veprat e tij me karakter shkencor e shkollor i bene mjaft sherbime arsimit te larte. Ato u perdoren si tekste mesimore. Sintaksa (1952) fitoi Çmimin e Republikes te shkalles se dyte. Cipo sjell ne gjuhesine e re shqiptare (albanistike) veshtrime te reja origjinale. Historian i letersie, kritik estet, teoricien i letersise, ai eshte edhe autor i Lidhjes se shkrimtareve. Ne te shprehur e ne te formuluar ai perdor menyra beletristike, çka tregojne per aftesite e tij njohese e krijuese ne sferen e artit. Njohja me baza e greqishtes, latinishtes, italishtes, frengjishtes, gjermanishtes, persishtes e turqishtes e bejne ate nje poliglot intelektual me profil te larte.
Standartet qe ai vendosi ne kerkimet dhe studimet e tij gjuhesore jane te nivelit te dekadave te mevonshme. Duke bashkepunuar me profesor A.Xhuvanin harton me 1930 librin “Filime te stilistike e te letersise se pergjithshme” per shkollat e mesme. Si levrues i zellshem letrar Cipo shfaqet me publicistiken e tij qe ne vitet ’20 me botimet ne revisten “Perpjekja shqiptare”.
Dashuria per librin eshte edhe dashuri per atdheun, do pohoje Cipo ne skicen “Libri, kujtime, mendime” te botuara ne Revisten letrare (viti 1, Nr.4, Tirane 1 Prill 1944). Artikulli i Cipos “Te mesojme e te lexojme nga Naimi” ( me rastin e 50-vjetorit te vdekjes te N.Frasherit) eshte nje shkrim publicistik ku ka edhe elemente te stilit shkencor.
Ne vitin 1953 Instituti i Shkencave boton poemen madhore “Historia e Skenderbeut” te N.Frasherit. Libri eshte redaktuar e pajisur me shenime nga profesor Kostaq Cipo. Ky botim shkencor i “Historise se Skenderbeut” eshte bere me kritere filologjike te studiuara mire. Prof. Kostaq Cipo permendet si autor e bashkautor tekstesh shkollore per nivele te ndryshme te shkolles. Ne vitin 1947 boton “Fonetiken” (botim i Institutit Pedagogjik te Tiranes), dispense e shaptilografuar, “Morfologjine historike te shqipes” te cilat ne shtator 1951 do te ribotohen te zgjeruara. Kete radhe jane botim i Ministrise se arsimit per IPT. Ne vitin 1949 Cipo boton tekstin “Gramatika e gjuhes shqipe” per klasat e V, VI, VII, te shkolles 7-vjeçare, botim i Ministrise se arsimit. Po per Institutin Pedagogjik te Tiranes Cipo harton tekstin me titull “Sintakse” Tirane 1951, botim i MA, si dispense e shaptilografuar. Kontributi i Cipos ne gjuhesine shqiptare eshte i shumanshem. Tek ai gershetohen foneticieni e morfologu, sintaksologu, leksikografi, historiani i gjuhes, hartuesi i trakteve (broshurave) ortografike.
Veprat e tij dallohen per parashtrimin shkencor te problemeve. Instituti i Shkencave boton disa vepra shkencore te Cipos si “Gramatika shqipe” (1949 pjesa e pare) dhe “Sintaksa” – Tirane 1952. Ne fushen e gramatologjise shqiptare gjate viteve 1947-1951 ndihmesa e tij eshte esenciale. Per nevojat e shkolles se larte (Institutit Pedagogjik dyvjeçare te Tiranes) Cipo harton tekstet e fonetikes dhe morfologjise historike, te parat e ketyre disiplinave gjuhesore, si dispensa me perkatesisht 43 e 58 faqe.
Cipon e kane interesuar edhe problemet e kultures se gjuhes, stilistikes gjuhesore e te historise se gjuhes ku veçojme: “Verejtje fonetike, morfologjike e sintaksore mbi vepren e Budit’Doktrina e kershtene’ “ apo artikulli perkujtimor “Konstandin Kristoforidhi” kushtuar “babait te gjuhes shqipe” dhe njerit prej perfaqesuesve me ne ze te Rlindjes Kmbetare si dhe per shkrimin “Nje sy rreth doreshkrimit te Simonit”.
Per historine e gjuhes shqipe ka rendesi edhe artikulli postum i K.Cipos mbi nje dorshkrim te shkruar me alfabetin e njohur te Todrit ne gjysmen e pare te shekullit te 19-te nga nje tregtar elbasanas, i cili sipas gjasash do kete frekuentuar tregjet e Polonise, Hungarise, Vjenes e Triestes. I pari qe ka folur per kete doreshkrim eshte Prof.Dhimiter Shuteriqi. Dorshkrimi i Simonit ruhet ne arkivin e shtetit. Ai eshte transkriptuar nga Qemal Haxhihasani.
Mesuesi i popullit Kostaq Cipo ze nje vend te merituar ne historine e arsimit, shkences dhe kultures sone kombetare.