"Profetja" që mashtron të sëmurët
"Unë jam profetja, e dërguara e Zotit, engjëlli me krahë. Unë zhduka hënën nëntë herë, unë solla pavarësinë e Kosovës". Me këto fjalë një zonjë e vetëshpallur profete, të cilën e pamë të gjithë dy ditë më parë në "Top Show" pretendonte se shëronte të gjitha sëmundjet vdekjeprurëse. Veprimtarinë e saj e ushtron në një apartament, në katin e parë të një pallati, pranë shkollës "Kushtrimi i lirisë", në lagjen "Ali Demi", në kryeqytet. Çdo ditë përpara derës së shtëpisë së saj shikon njerëz që presin me padurim ta takojnë, sepse besojnë se do të shpëtojnë nga halli që i ka zënë. Nëse kjo profete me thëniet e saj nuk do të cenonte askënd, askush nuk do të merrej me të. Por Anila Minxha me "profecinë" e saj, me "dhuntinë" e saj po merr në qafë dynjanë. Njerëzit e sëmurë që kanë humbur shpresën për të jetuar, që kanë pasur fatin e keq të shkojnë në derën e saj, nuk besojnë më në mjekësi dhe në shkencë, por te broçkullat e saj. Njerëzit, kjo profete, pretendon se i shëron me të prekur. Pra u largon çdo sëmundje, qoftë kjo edhe vdekjeprurëse, vetëm me një prekje. Pra, pretendon se shëron edhe tumoret. Por të gjithë të sëmurët që drejtohen në derën e saj duhet të përmbushin një kusht: Të heqin dorë nga kurat që u kanë dhënë mjekët. Shërimi vjen më pas. Kjo ka një kosto. Seancat e "shërimit" të profetes kushtojnë. Sa herë që njerëzit e gjendur në hall dalin nga dera e saj, ku takimi lihet me shumë vështirësi, duhet të paguajnë një shumë jo të vogël parash. Askush nuk pyet për lekët, kur mendon se ka larguar vdekjen dhe është shëruar plotësisht. Ka nga ata që janë të bindur se janë shëruar, kanë hequr dorë nga kurat dhe qëndrojnë të qetë në shtëpi, pasi kryejnë ritualet në shtëpinë e "profetes". A shëron kjo "profete"? Një nga viktimat e kësaj "profeteje" e pamë të gjithë në emisionin "Top Show". Ajo ishte Adriana Ismaili, e ulur në kolltuk pranë "profete" Anilës.
"Profetja" krenare për veprimin që kishte bërë e prezantoi si një nga rastet e mrekullive që kishte kryer. "La kurat dhe është e shëruar". Më pas vetë "pacientja" e saj vijoi: Vajta te profetja para "Vitit të Ri" dhe më thotë që ti do të shikosh ndryshim brenda 20 ditësh. Në 9 janar bëra eko për të parë rezultatin e profetes. U çudit edhe doktori. Çfarë ke përdorur - më tha, se unë vazhdoja të merrja ilaçet, por jo t‘i pija se më vuri dorën profetja. Bëra ekon përfundimtare në 11 shkurt dhe doktori më tha: Për mua nuk ke më nevojë për ilaçe.
Të bindur se kjo femër ishte një nga të mashtruarat e "profetes" Anila, shkuam në spitalin onkologjik në qendrën spitalore "Nënë Tereza". Atje takuam mjekët që e kishin ndjekur këtë paciente. Mësuam se kjo paciente kishte tërhequr kartelën nga spitali dhe nuk kurohej më. Por gjendja e saj shëndetësore, të paktën nga ajo që thuhej në kartelë, nuk ishte ajo për të cilën e kishte bindur "profetja". Shefi i shërbimit onkologjik në QSUT "Nënë Tereza", Agim Sallaku, shpjegoi për "Fiks fare" se sëmundja nga e cila vuan vajza që "ka shëruar" "profetja" "është e avancuar". Mjeku tregon se në këto raste asnjëherë nuk heqin dorë nga mjekimi, por vazhdojnë ta kurojnë pacientin me skema të ndryshme falë preparateve që kanë në dispozicion dhe e trajtojnë sëmundjen deri në atë moment që ata e quajnë të pakurueshme. Por kjo paciente që "kurohet" tashmë te "profetja" Anila refuzon kurën e mjekëve.
"Unë nga kjo fletë epikrize gjykoj që sëmundja ka qenë në një fazë praktikisht të pandjeshme ndaj mjekimit dhe situata në këto raste shkon drejt një sëmundjeje progresive", përfundon doktor Sallaku, shefi i shërbimit onkologjik në QSUT. Megjithatë, njerëzit në hall e besojnë verbërisht këtë grua. Shtëpia e saj është e rrethuar gjatë gjithë ditës nga roje të shumta, ose më saktë besimtarë që mbrojnë "profeten". As policia, as tatimorët, as organet e tjera kompetente nuk ndërhyjnë. Ndërkohë që në shtëpinë e saj, në katin e parë të një pallati në lagjen "Ali Demi" në Tiranë "profetja" me emrin Anila kryen veprimtari si një person fizik, sepse merr lekë për çdo "vizitë" që kryen. Pra, përfiton lekë dhe është në tokë e jo në qiell.