QSUT, plehrat e spitalit nuk do të zhvendosen
Diskutimi disavjeçar për djegien e mbeturinave spitalore ka gjetur një tjetër "oaz" zgjidhjeje. Specialistë të huaj të shëndetësisë që për disa kohë kanë vëzhguar disa prej shërbimeve kryesore spitalore, kanë biseduar me specialistët tanë për zgjidhje alternative të problemit të djegies së plehrave.
Ripërtëritja e filtrave një herë apo dy herë në vit, instalimi i disa pjesëve brenda "krematoriumit" të spitalit, teknologjia e përparuar" e djegies me avull, prerjes, apo shkrirjes në mënyrë të avancuar do të ndihmojë që diskutimi i ndotjes apo i transportimit të pajisjes në Sharrë, të gjejë zgjidhjen një herë e mirë. Çdo muaj, incileratori, pajisja e djegieve të plehrave që ndodhet brenda spitalit, djeg rreth 2 tonë mbeturina. Kjo do të thotë se brenda një viti digjen plot 24 tonë plehra, mbetje spitalore. Propozimi që drejtoria e spitalit "Nënë Tereza" i ka bërë një vit më parë Bashkisë së Tiranës për transportimin e tyre në Sharrë, nuk do të konfirmohet edhe për këtë vit.
Projektet për vitin 2009, për sa u takon investimeve dhe përmirësimit të kushteve, sipas Drejtorisë së QSUT-së, janë kompletim i incileratorit me teknologji të avancuar. Prerje të mbeturinave të forta dhe djegie me avull, është metoda më e pëlqyer deri tani, për të cilën kanë dhënë aprovimin si specialistët shqiptarë, ashtu dhe ata të huaj.
Përsa i takon variantit të transportit të plehrave, nga QSUT-ja drejt Sharrës, të huajt kanë mbrojtur idenë se një metodë e tillë nuk do të ishte më efikase se aktualja. Mungesa e infrastrukturës, makinave transportuese, si dhe mungesa e kujdesit gjatë transportimit të tyre, do të sillte ndotje më të madhe të rrugëve dhe zonave të caktuara të qytetit, në raste pakujdesie. Varianti i investimit për teknologji dhe pastrimit të filtrave është si në të mirë të spitalit ashtu dhe të komunitetit që jeton pranë "krematoriumit".
Mbeturinat spitalore klasifikohen në dy grupe kryesore. Mbeturina hotelerike (ushqime apo ambalazhe), mbeturina të rrezikshme me përmbajtje të lartë mikrobike. Të tilla mbeturina janë materiale pas mjekimit, si mbetje anatomike nga interventet kirurgjikale, materiale konsumi mjekësor, ose me përbërje plasëse. Te konsumi mjekësor përfshihen shiringat, mbetjet farmaceutike ose të laboratorëve, sisteme transfuzioni, mbeturina me përbërje plasëse ose siç quhen ndryshe "lista e kuqe". Këto materiale janë citostatikë, ambalazhe të brendshme, mbetje metalesh dhe me lëndë të lartë toksike si arsenik, plumb, zhivë. Këto mbeturina krijohen pothuajse në të gjithë ambientet e brendshme të qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza". Ato gjenden kryesisht në sallat e reanimacionit, urgjencat, laboratorët, onkologjiku. Sasia e këtyre mbeturinave shkon nga 1-2 tonë çdo muaj. Këto mbeturina grumbullohen brenda ndërtesave nga personeli sanitar, merren jashtë ndërtesave ose mblidhen nga sistemi i pastrim-gjelbërimit.