E Diel, 1 Nëntor 2026

Profil/Ja kush është Jean-Marc Ayrault, Kryeministri i ri i Francës

16-05-2012 / Gazeta 55

Vetëm pak orë pas ceremonisë së betimit të tij si president i Francës, Francois Hollande ka emëruar  parlamentarin veteran socialist dhe njohësin e mirë të Gjermanisë, Jean-Marc Ayrault si kryeministrin e ri të vendit. Emërimi i tij erdhe vetëm pak para se Hollande do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel për të negociuar me Berlinin për krizën në Europë.
Emërimi i Ayrault, një ish mësues i gjermanishtes dhe për një kohë të gjatë aleat i Hollande, u njoftua, sipas “Reuters”, në kohën kur Hollande ishte në aeroport, rrugës për takimin e parë më kancelaren, Merkel. Ayrault është 62 vjeç dhe është kreu i grupit socialist në asamblenë kombëtare që nga viti 1997, por nuk ka eksperienca qeverisje në nivel kombëtar. Njohës i mirë i gjuhës dhe kulturës gjermane, ai shihet si ndërmjetës kyç në tratativat me Berlinin lidhur me të ardhmen e eurozonës. Ayrault ka udhëhequr grupin parlamentarë socialist prej vitit 1997.  Një bashkëpunëtor i ngushtë i tij e përshkruan kështu karakterin e tij:
Jean Louis Jossi, zëvendëskryebashkiak i Nantes: “nuk është i ftohtë, por i rezervuar. Por kur gjendet në rrethana në të cilën mund të shfaqë ngrohtësi njerëzore duke dalë nga rezervimi që ka lidhje me punën, Jean-Marc Ayrault është një person tjetër”. Zhvillimi i qytetit të Nantes në këto 30 vitet e fundit është pjesë e suksesit të Jean-Marc Ayrault, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe kulturor. Por disa banorë e kritikojnë menaxhimin e tij sidomos për veprat publike: “negative? duhet të themi megalomane. Projekti për një aeroport të padobishëm dhe ndoshta projekti i një spitali të ri të panevojshëm. Mund ta evitonim”. 62- vjeçari është i mandatuar tashmë për formimin e qeverisë së re, e cila pritet të zbardhet plotësisht të mërkurën.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›