E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerëzit e Berishës, pas skandalit me trafikun e klandestinëve të maskuar si studentëNga TemaPas skandalit të ndalimit të më shumë se 160 studentëve të universiteteve private, mes të cilëve kishte edhe një numër të madh jo-studentësh, të cilët kanë t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Njerëzit e Berishës, pas skandalit me trafikun e klandestinëve të maskuar si studentëNga Tema

Pas skandalit të ndalimit të më shumë se 160 studentëve të universiteteve private, mes të cilëve kishte edhe një numër të madh jo-studentësh, të cilët kanë tentuar që të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale, qëndrojnë miq të afërt të familjes Berisha. Kështu, aksionarja në shoqërinë “MAR-EST TRAVEL”, që organizonte udhëtimin, Lejla Hasanlliu, është mamaja e Helga Vukajt (Hasanlliu), aktualisht nëndrejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo e fundit, së bashku me të shoqin, Bujar Vukaj, aktualisht nëndrejtor i Përgjithshëm i Doganave, janë ndër personat e pushtetshëm të kësaj qeverie, jo vetëm për shkak të posteve që mbajnë, por më së shumti për shkak të lidhjeve familjare me familjen Berisha (kjo edhe për shkak se origjina e tyre është nga Tropoja).

Ky fakt, pra lidhja e Lejla Hasanlliut me shoqërinë “MAR-EST. TRAVEL”, është e verifikueshme edhe në dokumentet e regjistrimit të agjencisë së udhëtimit. Mendohet që të kenë qenë pikërisht Helga dhe Bujar Vukaj, miq të ngushtë me familjen Berisha, sidomos me Shkëlzenin, që kanë mbështetur administratoren e shoqërisë “MAR-EST TRAVEL”, Iris Cekani, të ndërmarrë organizimin e një udhëtimi të quajtur turistik, por që në fakt ka pasur për qëllim trafikim të personave jashtë shtetit. Prokuroria e kryeqytetit është duke hetuar aktualisht për këtë skandal, por burime pranë saj thonë se hetimet po ecin me ritme shumë të ngadalta dhe gjasat janë që ato të mbyllen, pa nxjerrë në dritë të vërtetën. Mendohet që për këtë të kenë pasur ndikim pikërisht miqtë e familjes Berisha.

Skandali ndodhi rreth katër muaj më parë, kur një grup studentësh të universiteteve private, kryesisht të universitetit UFO dhe Universitetit Evropian të Tiranës, do të niseshin për një udhëtim turistik në drejtim të Spanjës. Por, agjencia turistike “MAR-EST TRAVEL” në Tiranë, kishte siguruar veç vizave për studentët, edhe dokumente të falsifikuara për disa nga udhëtarët duke i paraqitur ata si studentë. Kjo, kundrejt shumave të konsiderueshme të fitimit. Por, pasi kanë kaluar territorin shqiptar me traget, studentët shqiptarë, gjatë kontrollit në pikën e Triestes në Itali, nuk janë lënë të vazhdojnë udhëtimin, pasi vizat e tyre janë anuluar. Pas një qëndrimi katërditor në traget, më shumë se 160 studentët janë rikthyer në Shqipëri, pasi vizat e tyre nuk ishin të vlefshme për të shkelur as tokën italiane. Nga hetimi i policisë, rezultoi se vizat që mbanin studentët ishin të falsifikuara, por jo vetëm kaq, pasi disa nga ata nuk figuronin në asnjë universitet. Për këtë arsye policia ka kryer edhe disa arrestime dhe ndalime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›