Kreditë e këqija arrijnë në 700 milionë dollarë, 300 milionë më shumë se vjetNga TemaSistemi bankar në vend ka përkeqësuar në mënyrë shumë të rrezikshme disa prej treguesve të tij, ku më domethënësi është rritja e sasisë së kredive të këqija. Në fund
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kreditë e këqija arrijnë në 700 milionë dollarë, 300 milionë më shumë se vjetNga TemaSistemi bankar në vend ka përkeqësuar në mënyrë shumë të rrezikshme disa prej treguesve të tij, ku më domethënësi është rritja e sasisë së kredive të këqija. Në fund të verës së këtij viti (gusht), pesha e kredive të këqija që gjenden në bankat në Shqipëri arriti në 16,7% nga 10,2% që ishte vjet në fund të gushtit. Të dhëna të Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije se sektori bankar në vend megjithatë po mundohet të rrisë sasinë e kredive që jep, pas goditjes së madhe që mori në fund të vitit të kaluar dhe gjatë pjesë së parë të këtij viti.
Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë mundur të rimarrin më shumë se një të tretën e depozitave që atyre iu larguan në fund të vitit që kaloi, çka do të thotë se sistemi bankar në vend ka qenë shumë pranë problemeve të pazgjidhshme në fillim të këtij viti. Realisht kreditë që janë humbur përfundimisht dhe që bankat nuk kanë më asnjë shans, sipas vetë atyre, t’i marrin më, janë rreth 9,5% e totalit të kredive. Kjo do të thotë se qindra miliona euro janë humbur prej bankave. Sasia e kredive në Shqipëri kap një vlerë prej më shumë se pesë miliardë dollarësh dhe kuptohet lehtë se sa e madhe është sasia e kredive të këqija që nuk mund të kthehen. Megjithatë bankat në Shqipëri kanë fitime të konsiderueshme dhe kreditë e këqija janë të rikuperueshme lehtë. Bankat e nivelit të dytë i ndajnë në katër kategori llojet e kredive të këqija dhe kreditë që mund të kthehen ose që kanë shanse të kthehen qoftë edhe pjesërisht, janë rreth 7%. Kreditë, të cilat kanë vështirësi për t’u kthyer, por për të cilat bankat nuk e kanë humbur shpresën, kapin një vlerë prej rreth 31 miliardë lekësh ose më shumë se 300 milionë dollarë amerikanë, ndërkohë që kreditë që nuk kanë asnjë shans të kthehen, arrijnë deri në 400 milionë dollarë.
Kreditë e këqija janë në pjesën dërrmuese të tyre të bartura nga bizneset, të cilat kalojnë nivelin e mbi 60% dhe kjo në fakt është pikësëpari e lidhur edhe me problemet e ekonomisë, e cila, për shkak të efekteve të krizës botërore, është ngadalësuar. Familjarët zënë rreth 30% të kredive të këqija dhe institucionet shtetërore rreth 4% të kredive të këqija. Duhet thënë se kreditë e këqija nuk janë krijuar gjatë kohës së krizës që të gjitha, por ato gjatë kësaj kohe janë rritur në mënyre të ndjeshme me rreth 7 pikë përqindjeje.