Buna del nga shtrati, rikthehen përmbytjet në Shkodër
SHKODER-Në zonën e nënShkodrës shtohen zonat e përmbytura për shkak të daljes nga shtrati të lumit Bunë si pasojë e tejfryrjes nga reshjet e shiut që po vazhdojnë prej ditësh.
TVNews24 mëson se sot paradite janë zgjuar nën ujë zona në fshatin Obot, Ashtë, ndërsa problemet e para të përmbytjeve kanë nisur dhe në Darragjat. Eliona Kodra, korrespondente e TVNews24 në Shkodër bëri të ditutr se në Daragjat po bien një nga një argjinaturët e vendosura për të ndalur vërshimin e ujit nga lumi. Ndërkohë nga dje rruga që të con në fshatin Obot ndodhet nën ujë, kurse përmbytjet po hyjnë dhe në shtëpitë e banorëve.
Kërcënimi I radhës përvec Bunës vjen dhe nga lumi Kir.
Nga të njëjtat burime mësohet se situate pritet të përkeqësohet pasi pritet të shtohen shkarkimet nga portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës.
Në Shkodër sot ka mbërritur Ministri i Brendshëm Lulzim Basha që po realizon takime me Shtabin e Emergjencës.
Përmbytjete këtyre ditëve në zonën e nënShkodrës pasojnë ato të fillim Janarit kur 11 mijë ha tokë u përmbytën për shkak të shkarkimit të ujrave nga liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Shkarkimi u bë për shkak të tejmbushjes së liqeneve.