Lezhe, pranga vellezerve, moren peng 2 persona
LEZHE- Policia e Lezhës ka arrestuar dy vëllezër pasi akuzohet se kanë privuar nga liria për disa orë dy persona të moshës 50 vjecare. Genc dhe Besnik Pula janë arrestuar sot ndërsa një person I tretë, Dritan Pula është vënë në kërkim. Policia thotë se autorët kanë marrë dhe kanë mbajtur peng për disa orë 53 vjecarin me iniciale F.P dhe 50 vjecarin Gj.T, të sapo kthyer nga emigrancioni. Shkak, sipas NEWS24 e cila I referohet burimeve nga policia kanë qenë borxhe të papaguara që këta të fundit u kishin pengmarrësve. Rrëmbimi ka ndodhur të hënën e kaluar dhe policia është vënë në ndjekje të autorëve pas denoncimit të bërë në komisariat.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)