E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Berisha: Sërish emergjencë. Prifti: Banorët të përgatiten

TIRANE-

Berisha: Kemi situatë emergjente, te kapercejme situaten me deme minimale
Pas minuta pas deklaratës së Ministrit të Energjitikës në një konference për shtyp ka qënë kryeministri Sali Berisha që pohoi se një tjetër situatë emergjente po përsëritet në Shkodër si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Drin. “Pas një muaji kemi sërish situatë emergjente, pasi prurjet e Drinit kanë arritur 300 m kub/sek”.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se po rriten ndjeshëm niveli I ujrave dhe në lumienjtë e Kirit dhe Gjadrit duke mos mohuar se do të shkaktohen dëme, porse me masat që pritet të merren, dëmet të jenë sa më të vogla.
“Do ngremë sot Komitetet e Emergjencës që pritet të nisin punën që sot. Ushtria, Shefi i Shtabit të paraqiten në zonë pasi duhet të përpiqemi me të gjtiha forcat të kapërcejmë situatën me dëmet më minimale.

Kreu i qeverisë bëri thirrje që cdo instancë të mirëorganizohet për cdo të papritur, duke kujtuar “black out-in” e mbrëmshëm që sipas Berishës u shkaktua nga një rrufe.

Ministri Prifti: Po rritet Fierza, banoret te pergatiten

Ministri i Energjitikës Dritan Prifti u bëri sot thirrje banorëve të Shkodrës të përgatiten pasi gjendja në hidrocentralet mbi lumin Drin po përkeqësohet.
Në një konference të sotme për shtyp, Ministri Prifti dha infiormacionet për situatën hidrike në vend. “Gjendja po përkeqësohet dhe banorët duhet të përgatiten”, u shpreh Prifti duke nenkuptuar qe se shpejti duhet te nise evakuimi.
Sipas Ministrit portat e shkarkimit të liqenit të Fierzës nuk janë hapur ende, por të dhënat e fundit nuk janë aspak premtuese.

METE bëri të ditur sot se Niveli i Liqenit të Fierzës është rritur ndjeshëm si pasojë e reshjeve intensive që kanë rënë gati pa pushim ditët e fundit.

Nga informacionet mësohet se niveli i ujit të Fierzës sot shënon 293.08 m nga 292.5 m që shënonte dje. Të njëjtat burime bënë të ditur se prurjet në Fierzë vazhdojnë 1650 metër kub në sekondë. Fierza ka kapacitet vetëm për 296 metra.

Ndërkohë dhe moti nuk premton shumë për zonën e Shkodrës. Përvec portave të hapura prej tejmushjes së liqeneve në HEC-et e Vaut të Dejës dhe Komanit, të pandalshme kanë qënë dhe reshjet e shiut. ato vazhdojne sot me intenstitet te larte.

Nderkohe qe ne zonat rreth HEC-eve rrezikojne permbytje, në kujtesë është ende përmbytja në fillim të këtij viti në zonën e Shkodrës në veriperëndim të Shqipërisë.
Në ditët e para të janarit, qarku i Shkodrës, u përfshi nga përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që detyruan hapjen e portave të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin.
Bilanci ishte mbi 11 mijë ha tokë të përmbytura, 5000 shtëpi të përmbytura, si dhe 2500 familje të evakuara.
Burime nga KESH thanë se shkarkimet e kesaj radhe kanë filluar që në 18 shkurt në dy prej tre hidrocentraleve të Drinit me rreth 850 metra kub ujë në sekondë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›