E Shtunë, 31 Tetor 2026

Precedenti/Nju Jork Tajms shpjegon pse censuroi një lajm për sigurinë e SHBA-së

Drejtori i gazetës “New York Times” shpjegon në një intervistë radiofonike se përse e vonoi dhënien e lajmit të arrestimit të sheikut më të rëndësishëm taleban të Pakistanit, për shkak të një kërkese formale të presidencës amerikane

Të enjten e kaluar, një javë më parë, dy gazetarë të New York Times, Mazzetti dhe Dexter Filkins kishin shkruar dhe dërguar një shkrim në qendrën e tyre - lajmi i shumëpërfolur ishte: Mullah Baradar, që ulet në krahun e djathtë të Mullah Omar, është kapur i gjallë në qytetin Karaçi të Pakistanit. Të dy gazetarët, pa shumë diskutime janë dy më të mirët në qarkullim në Afganistan e Pakistan, dinin se çfarë po bënin. Kishin shumë
burime të verifikuara dhe kishin bërë një shkrim tepër rigoroz, tipik në stilin anglo-sakson. Por ata nuk dolën në faqe të parë të premten e shkuar, sepse shkrimi shkoi drejt e në frigorifer. Jo në një frigorifer të çfarëdoshëm, por në atë të Shtëpisë së Bardhë, dhe aty mbeti deri të hënën, kur gazeta Times vendosi ta publikojë historinë, kur burimet në terren dëftenin se lajmi që kishin nuk mund të heshtej përgjithnjë.
Pesë ditë me vonesë kanë qenë teatër intensiv dialogimi midis gazetës New York Times dhe Shtëpisë së Bardhë, për të vonuar sa më shumë publikimin e një lajmi që mund të kishte fuqinë e prishjes punë në terrenin e nxehtë të Afganistanit. Gjithçka është treguar nga drejtori i gazetës prestigjioze Bill Keller, në një intervistë dhënë radios Wnyc. Me shprehje të qartë Keller i ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve që Celeste Headlee bënte për vonimin (e dakorduar) midis gazetës dhe pushtetit të Uashingtonit të publikimit të lajmit. Pyetja: “Pra, Shtëpia e Bardhë ju ka telefonuar dhe ju ka kërkuar të mos e publikoni lajmin?” - Përgjigjja e drejtorit Keller - “Në të vërtetë kemi qenë ne që kemi telefonuar – sepse dy gazetarët Mark Mazzetti dhe Dexter Filkins e kishin shkruar shkrimin qysh të enjten dhe e kishin dërguar edhe në postën elektronike të Shtëpisë së Bardhë”, siç bëjmë zakonisht, dhe personat që punojnë aty na thanë: “Ju lutemi prisni pak, duhet të flasim për këtë gjë. Disa gazetarë tanët kanë shkuar në Uashington për të folur me ata të Këshilli të Sigurisë Kombëtare, e ata kanë thënë se talebanët afër Mullah Baradar nuk dinin gjë për kapjen e tij. Kishin frikë se po të dilte lajmi, talebanë të tjerë do të gjurmonin ushtarët, kështu që na thanë ta mbajmë për pak kohë sekret lajmin”.
Pyetje tjetër: “Përse keni vendosur të pranoni një gjë të tillë? Nuk jeni
kurrë xhentilë me kërkesa të tilla...”. - Përgjigja e drejtorit Keller: “Jo, varet nga situata për të cilën na thonë të mos e publikojmë lajmin. Disa herë është e natyrshme që disa gazetarë vendosin të mos e publikojnë lajmin që shkon kundër sigurisë së trupave tanë në terren. Disa herë të tjera ka pasur debate nëse mund ta publikojmë apo jo një lajm. Ndershmërisht, kësaj radhe nuk ka qenë një vendim i rëndë. është e natyrshme, që kishim dëshirë ta publikonim lajmin, i cili ishte fryt i një punë kolosale të gazetarëve në terren, por nuk kishte asnjë arsye të interesit publik ta nxirrnim lajmin sa më parë. Ne jemi persona të përgjegjshëm; nuk donim të komprometonim atë që ishte një sukses i shërbimeve inteligjente”.
Versioni i drejtorit të përditshmes “Nju York Times” është i thjeshtë: ka arsye të interesit kombëtar që kanë përparësi mbi informacionin dhe në këto raste është e arsyeshme të gjejmë një kompromis me autoritetet. Drejtori i “Times” u përgjigjet të gjitha pyetjeve edhe kur gazetarja radiofonike Headlee, i kujton se gjatë 2006, gjatë presidencës George W. Bush, gazeta New York Times ka marrë një kërkesë të rëndë nga Shtëpia e Bardhë për të hequr një Skup mbi përdorimin ilegal të përgjimeve telefonike nga ana e Administratës Bush. Në atë rast, e përditshmja New York Times ka vendosur ta botojë
lajmin. “Keni marrë një kërcenim si atëhere, edhe nga Administrata Obama?”. “Jo, në
vitin 2006 bisedimet kanë qenë normale, profesionale dhe civile; por në fund nuk kemi pranuar të mos e botojmë lajmin, që na ishte kërkuar të eliminohej. Një mori kritikash na kanë ardhur nga Shtëpia e Bardhë. Nga kjo administratë nuk ka ardhur një gjë e tillë, as gazetat e tjera nuk kanë pasur gjëra të tilla, me sa di unë”.
Nuk është hera e parë që standardet që përdorin gazetat e madhe liberale shkaktojnë polemika. Në shtator, drejtori Keller bëri një seri (të frytshme) telefonatash për të bindur kolegët të mos e botonin lajmin e rrëmbimit të një gazetari të tyre në terren në Afganistan, Stephen Farrell, një gjest që krijoi pakënaqësi midis analistëve, me në krye drejtorin e gazetës “Del Long War Journal”, Bill Roggio. Kështu ishte bërë edhe në 7 muajt kur një tjetër i dërguar i gazetës New York Times, David Rohde - ishte rrëmbyer
nga talebanët. I ndryshëm ka qenë kriteri i përdorur nga Times për sa u përket situatave të tjera të sikletshme: në 2002 botoi lajmin e rrëmbimit të disa funksionarëve të Kryqit të Kuq në çeçeni; në vitin 2005 po të njëjtën gjë ka bërë me rrëmbimin e një familje gjermane në Jemen dhe për disa rrëmbime të tjera, që do të kishin pasur një përfundim të mirë nëse lajmi do të kishte qenë sekret. Në vitin 2006 u treguan detajet e “Terrorist Finance Tracking Program”, një program shumë sekret për të kontrolluar burimet financiare të terroristëve. është e kuptueshme se terroristët do të ishin dobësuar nëse lajmi do të kishte qëndruar i pabotuar.
Kapitulli mbi Mullah Baradar rinxjerr një temë të shumë debatuar mbi gazetarinë korrekte, por me akordimin e deklaruar me Pushtetin. çeshtja e botimit të lajmit mbi Afganistanin nga ana e New York Times, për të thënë të vërtetën ka qenë fryt i një bashkëbisedimi të gjatë midis gazetës dhe administratës: deçizive ka qenë mbështetja e gazetës gjatë diskutimeve për dërgimin e trupave të reja në Afganistan. Dhe ky rast tjetër
tregon se shenjtëria e lajmit është shpesh një gënjeshtër idhnake,

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›