E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hiqet taksa për ambalazhet,plastike, do të kenë akcizë



Qeveria ka vendosur të ngushtojë bazën e taksave që përfshihen në ligjin "Për taksat kombëtare" në dy aspekte. Kështu, përmes propozimeve të reja nga ana e Qeverisë, synohet që të hiqet taksa për ambalazhet plastike, për shkak se tërësia e ambalazheve trajtohen si produkte me akcizë. "Taksa për ambalazhet plastike të lëngjeve (bidonë, shishe plastike e kuti të plastifikuara të të gjitha formave dhe përmasave), të mbushura, të prodhuara në vend dhe të importuara, për produktet: ujë, pije freskuese, lëngje frutash e perimesh, qumësht dhe nënproduktet e tij, vajra ushqimorë, vajra lubrifikante dhe detergjente, që është komponent i taksës së mjedisit, propozohet të shfuqizohet, për arsye se në kuadër të politikave të mbrojtjes së mjedisit, tërësia e ambalazheve të tilla si ambalazh plastik, letre, kartoni, qelqi dhe të përzier do të trajtohen si produkte me akcizë në ligjin nr. 8976, datë 12.12 2002 "P?r akcizat", të ndryshuar" propozohet në vendimin e Qeverisë. Po kështu një tjetër ndryshim lidhet me lojërat e fatit. "Propozohet që të hiqet nga ligji i taksave kombëtare, përcaktimi i taksave dhe i niveleve të taksave të lojërave të fatit, për arsye se janë të mirëpërcaktuara në ligjin "Për lojërat e fatit" përcaktohet në vendimin që tashmë ka shkuar në Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›