E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta Shqiptare në një javë ka shitur 36 mijë kupona për kartat e identitetit

Një javë pas nisjes së proçesit të pajisjes me karta identiteti, në Tiranë janë shitur rreth 36 mijë kupona, bëri të ditur sot Posta Shqiptare. Sipas Postës Shqiptare, fluksi i madh i qytetarëve në zyrat e postave të Tiranës, për të bërë pagesën fillestare prej 1.2 mijë- lekë për pajisjen me karta identiteti, ka ardhur në rritje dhe vetëm në këtë fundjavë, u shitën 1 mijë kupona. Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat që ky proçes të vazhdojë normalisht ndaj dhe ka siguruar furnizim të përditshëm me kupona, duke iu përgjigjur në kohë qytetarëve që të pajisen në kohë me kartat e identitetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›