E Diel, 1 Nëntor 2026

Lule jo beton - Hapet Ekspozita Federale e Kopshtarise ne Gjermani

Ne ekspoziten ne natyre ne qytetin e Koblencit prezantohen jo vetem bimet por edhe stilet e kopshteve. Pas Luftes se Dyte Boterore keto ekspozita sherbenin si impuls per rindertimin dhe konceptimin e qyteteve te shkaterruara nga lufta. Per BUGA-n - Ekspozita Federale e kopshtarise sivjet landi i Rajn-Pfalcit qyteti i Koblencit dhe donatoret kane investuar 120 milione euro. Pervec kesaj Koblenci ka investuar edhe 500 milione euro per masat ne infrastrukturen e territorit te qytetit.

Nje pamje e mrekullueshme

Lule qe shtrihen deri ne horizont sa te kap syri. Kajzeri Wilhelm i I do ta kish pare me shtangie dhe entuziazem oborrin perpara keshtjelles se tij te princit te kurores. Ky shesh qe dikur dukej si i lene pas dore dhe perpara tij parkoheshin vetem vetura e autobuse eshte shnderruar sot ne nje park prestigjoz i mbuluar nga bari i fresket i gjelber dhe parcelat me lule te kombinuara sipas ngjyrave.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christiane Gandner zedhenese e ekipit organizator

Christiane Gandner Une e kam njohur Koblencin edhe ne gjendjen e meparshme. Qyteti kish nisur disi te vjeterohej. Asfalti i rrugeve pergjate lumit Rin kish nisur te plasaritej. Por tani edhe skeptiku me i madh do te bindet qe qyteti do te perfitoje edhe per te ardhmen nga panairi i sivjetem i kopshtarise. Keshtu shprehet plot optimizem Christiane Gandner e cila si zedhenese e ekipit organizator e ka pergatitur qysh prej kater vjetesh ekspoziten.

Qyteti i Koblencit i transformuar

Koblenci i transformuar eshte motoja e Ekspozites Federale te Kopshtarise e cila qendron e hapur nga 15 prilli deri me 16 tetor. Pritet qe panairi te vizitohet nga mese dy milione vizitore. Fillimisht lepujt dhe sorrat qe u turreshin bimeve i largonin duke i joshur ne menyre magjike Por me pas organizatoret e ekspozites reaguan duke vendosur ne dispozicion personel per mbikqyrjen e kafsheve

Walter Zell i cili patrullon me krenari ne territorin e BUGA-s shpjegonKy eshte nje fajkua i shkretetires i quajtur edhe fajkoi Harris qe vjen nga Amerika Qendrore dhe Veriore. Prania e tij mjafton qe sorrat ta kuptojne se ketu ska gje per te to.

Per konceptimin e ekspozites kane kontribuuar edhe arkeologet te cilet kane hapur nje varr antik qe e ka prejardhjen nga koha e perandorit romak Augustus. Perandori u lind ne vitin 63 para Krishtit. Ishin kopshtaret ata qe e zbuluan e bene kete zbulim sensacional. Arkeologet kane mbledhur edhe pjeset e mbetura nga portali i hyrjes i konceptuar ne shekullin e 19-te nga artisti prusian i kopshteve Peter Joseph Lenne.

Bildunterschrift BUGA 2011 shnderron Koblencin

Antikiteti i rigjalleruar ne nje ekspozite

Bashkepunetorja e ekspozites BUGA Ramona Soppa ve ne dukje se sektori i planifikimit vleresoi se ky eshte nje zbulim mjaft i rendesishem nga kompleksi i origjines dhe vendosi qe ta perdore ate duke ndertuar edhe kete pjergull. Kesisoj tani eshte riprodhuar portali antik ne pjesen e pasme te kopshtit te keshtjelles. Historia ka lene deshmi te pasura - kete vizitori i BUGA-s e perjeton duke vizituar te tria komplekset e ekspozites se kopshtarise. Duke u nisur nga keshtjella e qytetit pergjate shetitores se gjelberuar ne breg te Rinit e per te vazhduar viziten tek bazilika muzeu i artit si dhe skulpturat e tribunat e vendosura perreth te ashtuquajturit Deutsches Eck delta ku bashkohen lumenjte Rin dhe Mosel.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prane BUGA-s takohen Rini dhe Mosel

Pikerisht ne piketakimin e dy lumenjve direkt ne breg ne nje kodrine perpara me shume se njeqind vjetesh eshte vendosur monumenti i Kajzerit gjerman Wilhelm ne kale. Por gjate ekspozites BUGA pamja nga lart e qytetit duke udhetuar me teleferik eshte me joshese per vizitorin se sa monumenti i monarkut.

Kush ka deshire te veshtroje nga dritarja e teleferikut perjeton natyren fantastike te pjeses se eperme te Rinit Qendror zone e trashegimise kulturore boterore. Nga kjo pike mund te sodisesh majen e vullkanit Eifel pyjet e Westerwaldit dhe zonen kodrinore Hunsruumlck.

Stile te ndryshme kopshtesh - aziatike e formaliste

Ne ekspozite nuk mungojne as kopshtet e stilit aziatik. Stilisti i kopshteve Peter Berg eshte specializuar ne stilin formalist. Ai prezantohet ne kete ekspozite me nje kopesht privat ne miniature te stilit japonez - materialin e perdorur ai e ka sjelle nga zona e afert e Eifelit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Berg stilist kopshtesh

Peter Berg Ka dy vende qe sherbejne si model vende ku kopshti vleresohet shume me teper se ne Gjermani Keto jane Anglia dhe Japonia. Mua me pelqen saktesia me te cilen punojne kopshtaret japoneze. Ata bejne projekte dhe ai qe ben projektin eshte edhe ai qe e nderton ate. Edhe ne e kemi pervetesuar kete model. Une kam marre pjese nje here ne nje workshop ne Makioka. Mendoj se ky ka qene stacioni me i rendesishem i kualifikimit tim.

Mjeshtri japonez i kopshtarise Kazuo Makioka krijon kopshte te qetesise ne te cilat njeriu mund te akumuloje energji dhe ku nuk i duhet te punoje shume. Kete e deshiron edhe Friedemann Haug ndonjehere si mjeshter qe kujdeset per bimet para se ato te nxirren ne natyre ne pavionin perkates te ekspozites BUGA.

Kush nuk deshironte shohe lulet deri me 16 tetor ka mundesine te vizitoje rreth 3.000 veprimtarite mbi artin kulturen historine dhe diversitetin e vazhdimesise biologjike.

Autor Karin Jaumlger/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›